Agjencia Zhurnal.mk

Milani e ka gati kontratën e re për Romagnolin

“Rossoneri” duan ta “blindojnë” qendërmbrojtësin italian, i cili kërkohet nga klubet e mëdha evropiane

Milani po bën gjithçka që ta bindë Alessio Romagnolin të qëndrojë në “San Siro”.

Gjiganti italian madje e ka përgatitur një kontratë solide për qendërmbrojtësin italian.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.

Ditë më parë flitej për një interesim të Barcelonës për ish-futbollistin e Romës.

Ndërsa sot spekulohet se përfaqësuesit italian ia ka vënë syrin Chelsea.

25 vjeçari ka kontratë me Kuqezinjtë deri në vitin 2022.

Ndërkohë, Milani po mendon ta “blindojë” atë me një kontratë afatgjate.

Romagnoli e bëri një sezon impresionues deri tash këtë edicion duke i zhvilluar 29 ndeshje në Serie A.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...