Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Milani funksionon perfekt, dominon forca e një grupi solid

Zhurnal Ads

Tjetër provë maturie e kaluar nga ky Milan plot me të rinj, që fluturon në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Edhe një herë u pa forca e grupit të djemve të Piolit, ku të gjithë janë në shërbim të skuadrës. Është e drejtë të nënvizohet gjithmonë pasi sipas analistëve është pikërisht kjo që për momentin po bën diferencën te kuqezinjtë.

Shembujt janë të dukshëm, si Calabria i improvizuar në rolin e mesfushorit të qendrës, që ishte ndër më të mirët edhe ndaj Torinos, ose Kalulu që mbuloi si krahun e djathtë edhe qendrën, me sakrificë dhe buzëqeshje.

Gjithçka funksionon për mrekulli dhe edhe për Maldinin e Masaran do të jetë e vështirë të përmirësojnë këtë grup në sesionin aktual të merkatos. Para së gjithash gjithsesi duhet mbyllur çështja e rinovimit me Hakan Calhanoglu.

Optimizmi mbretëron te të gjitha palët dhe firmat në kontratë mund të hidhen shumë shpejt, sepse pas penalltisë vendimtarë kundër Torinos, do të ishte dhurata e bukur për Milanin.

Për sa i përket mbrojtjes, po vlerësohet situata me Mohamed Simakan, siç pranoi edhe vetë Maldini, pavarësisht dëmtimit që pësoi lojtari.

Kuqezinjtë kështu do të përfitonin një ulje në çmim dhe është parashikuar edhe një takim mes stafeve mjekësore të dy skuadrave për të kuptuar gjendjen e vërtetë të futbollistit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Muriqi ndjek nga TV transferimin e Ozil te Fenerbahce

Z H

Ronaldo vendos për të ardhmen

E.E.

Manchester Unitedi bëri katër oferta për të transferuar Jadon Sanchon, por të gjitha u refuzuan nga Dortmundi

E.E.

Tomori arrin në Milano (Video)

Z H

Futbollisti i Kosovës U21 në mesin e talentëve më të mëdhenj në Suedi

S.B.

Telashe për Lazion, Luis Alberto operohet me urgjencë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...