Milani futet në garë për transferimin e Chiesas

nga D V

E ardhmja e Federico Chiesas vazhdon të mbetet e paqartë, se ku do ta vazhdoj karrierën.

Sulmuesi italian do të largohet nga Juventusi pasi nuk është në planet e trajnerit Thiago Motta.

Kontrata e tij me Zonjën e Vjetër skadon në verën e vitit 2025 dhe Juventus është gati ta lejoj largimin e lojtarit për 15 milionë euro.

SportMediaset ka raportuar se tani edhe Milani është vënë në ndjekje të sulmuesit italian.

Agjenti i Chiesas, Fali Ramadani ka pasur biseda tani me Lazion dhe Romën, derisa pritet që një gjë të tillë ta bëjë edhe me drejtuesit kuqezi.

Megjithatë problemi kryesor qëndron te paga e lartë që lojtari kërkon prej gjashtë milionë eurove në sezon.

Largimi i tij nga Juventusi është tanimë i sigurt, por mbetet të shihet se ku do të përfundoj Chiesa gjatë afatit kalimtar veror.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More