Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Milani mendon transferimin e sulmuesit Andreas Cornelius

Milani synon që ta përforcojë repartin ofensivë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gjiganti italian është në krye të Serie A, por e di që për ta mbajtur këtë pozitë i duhen ende përforcime në janar.

Njëri nga emrat që është në listën e kuqezinjve është ai i danezit, Andreas Cornelius që është për momentin i huazuar te Parma nga Atalanta.

27-vjeçari shihet si zëvendësuesi adekuat i Zlatan Ibrahimovic dhe trajneri Pioli e pëlqen shumë atë.

Tuttosport ka raportuar se Rossonerët janë gati të shpenzojnë deri në 15 milionë euro për transferimin e tij.

Reprezentuesi danez po e kalon sezonin e tij të dytë si i huazuar te Parma, ndërsa në 32 ndeshje nga viti 2019 ka shënuar 12 gola e ka bërë pesë asistime.

Cornelius më parë ka luajtur edhe për skuadra tjera si Copenhagen, Cardiff City e Bordeaux. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Pejani Shkëlqim Ademaj kundër Hamza Wandera

A.S.

Ziyech dhe Iheanacho golat e fitores i shënuan të dy në të njëjtën minutë dhe sekondë

Z H

Shkarkohet Jose Mourinho

Z H

Rashica nuk mjafton, Dortmundi mposht Werderin me poker golash!

Z H

Granit Xhaka po i impresionon të gjithë në pozitën e re te Arsenali, flasin statistikat

Z H

Getafe e ndal Real Madridin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...