Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Milani merr vendim për Ibrën, pas përleshjes me Lukakun

Zlatan Ibrahimoviq nuk do të ndëshkohet nga Milani për përleshjen me Romelu Lukakun në disfatën kundër Interit në Kupën e Italisë, sipas mediave italiane.

Ibrahimovic u akuzua për gjuhë raciste dhe fyese ndaj sulmuesit të Interit, në derbin që Milani e humbi 2:1 në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Sipas Corriere della Sera, Ibrahimovic dhe Lukaku janë në pritje të vendimit nga gjykata sportive, por kuqezinjtë kanë vendosur të mos e gjobitin suedezin.

Lukaku e humbi toruan pas një ndërhyrjeje të Alessio Romagnolit ndaj tij, duke e shfaqur tërbimin me kapitenin e kuqezinjve.

Ibrahimovic ndërhyu duke i thënë belgut “bëje ritualin tënd të leshit vudu, gomar i vogël”. Kjo u cilësua si fyerje raciste prej suedezit.

Por Ibrahimovic i hodhi poshtë akuzat për racizëm në një reagim të mërkurën dhe ka vazhduar ta mbrojë veten, duke këmbëngulur se nuk është racist.

39-vjeçari i është përgjigjur një pyetjeje në rrjetet sociale për incidentin e së martës: “Po, nuk ishte skenë e mirë. Unë gabova. Por mos më quani racist, sepse nuk jam”.

Ibrahimovici kishte shkruar në Twitter të mërkurën: “Në botën e ZLATANIT nuk ka vend për racizëm. Të gjithë jemi të së njëjtës racë; të gjithë jemi të barabartë. Të gjithë jemi lojtarë, disa më të mirë se të tjerët”.

Postime të ngjashme

Heung-Min Son ‘godet’ Harry Kane pas kërkesës për largim, ‘pëlqen’ foton e cila e paraqet anglezin me zero trofe

D V

Varane i tha Real Madridit të harrojë ofertat nga Chelsea e PSG dhe të përqendrohet vetëm te Man Utd

D V

Milani i interesuar për transferimin e Ceballosit

D V

Lukaku pritet të bëhet lojtari më i shtrenjtë i Serie A i shitur ndonjëherë

D V

‘Mos shko te Chelsea’ – tifozët e Interit i shkruajnë Lukakut dhe agjentit të tij

D V

Marley Ake rezulton pozitiv me COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...