Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Milani në prag të transferimit te lojtarit të Chelseat

Milani po shkon drejt mbylljes së marrëveshjes me mbrojtësin e Chelseat Fikayo Tomori në huazim deri në fund të sezonit me një mundësi blerjeje prej 25 milionë funte, njofton “Goal.com”.

Mbrojtësi i Strasburgut Mohamed Simakan kishte qenë shënjestra kryesore e “Rossonerëve”, por francezi, i cili është gjithashtu në shënjestrën e RB Leipzig, ka nevojë për operacion dhe do të mbetet jashtë fushës për rreth dy muaj.

Milani ka ndjekur 23-vjeçarin Tomori për disa kohë dhe vetëm disa detaje të marrëveshjes duhet të kompletohen përpara se transferimi të zyrtarizohet.

I lindur në Kanada, qendërmbrojtësi ka qenë në Chelsea që kur ishte shtatë vjeç, dhe megjithëse ai erdhi përmes sistemit të të rinjve të klubit nga “Stamford Bridge”, ka arritur të bëjë vetëm 27 paraqitje për ta, duke shënuar dy gola.

Trajneri i Chelseat Frank Lampard kishte këmbëngulur të Premten se Tomori do të lejohej të largohej nga klubi vetëm në baza të përkohshme.

“Ai absolutisht ka një të ardhme afatgjatë në këtë klub dhe ne do të shohim nëse dhe kur ai do të shkojë në huazim,” tha menaxheri.

Postime të ngjashme

Konfirmohet dueli Fury – Joshua

Z H

Mësohet sa ka ofruar Interi për kontratën e re me Barrella

Z H

Buzëqesh Milani, ky është vendimi i Calhanoglut

Z H

ZYRTARE/ Juventusi blen përfundimisht kartonin e McKennie ng Schalke 04

Z H

Daja: Na penalizoi gjëndja e fushës, Apolonia nuk vodhi asgjë!

Z H

Vazhdoi seria e fitoreve të Cityt, triumfoi ndaj Wolverhamptonit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...