Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Milani shpreson transferimin e Florian Thauvin në janar

Zhurnal Ads

Milani është duke shpresuar që të mbyllë transferimin e Florian Thauvin nga Marseille në afatin kalimtar të janarit – raporton Le 10Sport.

Lojtari 27-vjeçar është i gatshëm që të kalojë në radhët e skuadrës italiane, mirëpo fillimisht duhet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.

Kontrata e Thauvin skadon në verën e ardhshme dhe i ka bërë me dije klubit nga Ligue 1 se nuk do të nënshkruajë marrëveshje të re.

Kështu, shansi i fundit për Marseillen që të fitojë paksa nga lojtari do të jetë afati kalimtar dimëror.

Milani ka tentuar që të transferojë lojtarin edhe në këtë verë që shkoi, mirëpo marrëveshja në fund nuk u realizua.

Rossonerët tani kanë shansin e fundit që të transferojnë atë për një çmim rreth 20 milionë euro.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

SPAL-i njofton katër raste me COVID-19 në skuadër, thuhet se edhe Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv

admin

Mourinho: Unitedi duhej të më jepte më shumë kohë

E.E.

Reagon FIFA, pasi Barcelona u pajtua për t’iu bashkuar Superligës Evropiane

admin

Spektakël i madh në Brussel ku paraqiten edhe gjashtë boksier shqiptar

A.S.

Interi shumë pranë transferimit të Jesse Lingard

Z H

Maradona do operohet në kokë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...