Agjencia Zhurnal.mk

Mile Janakieski në grevë urie në burgun e Shutkës

Shkup, 2 korrik – Zhurnal.mk – Ish ministri Mile Janakieski nga e shtuna po mbanë grevë urie në burgun hetimor në Shutkë, ku ndodhet që nga e premtja, përshkak lëndës më të re të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korupcion, gjegjësisht për shitje të tokës shtetërore, përcjellë Zhurnal.

Avokati Elenko Millanov për “Fokus” ka sqaruar se Janakieski është i revoltuar përshkak paraburgimit të shqiptuar.

“Është shkelur ligji, gjegjësisht në fuqi janë dy vendime për paraburgim, njëra për paraburgim shtëpiak i caktuar për rastin e “27 prillin” dhe tani për lëndën e re për të cilën mori paraburgim. Kjo është e palejueshme. Për kualifikim më të rëndë, për “27 prillin” mori paraburgim shtëpiak, dhe tani paraburgim, me të njejtat arsye se ka mundur të ikë dhe të ndikojë mbi dëshmitarë”, thotë avokati Millanov duke shtuar se paraburgimi shtëpiak është treguar si efektiv dhe nuk ka patur nevojë të ndryshohet me paraburgim.

Për grevën me uri të Janakieskit është informuar dhe Gjykata Penale.

Së bashku me Janakieskin në burgun e Shutkës gjenden edhe shtatë të dyshuar tjerë për lëndën për shitje të tokës shtetërore, hetim të cilin Prokuroria e hapi të premten./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...