Agjencia Zhurnal.mk

Miletiq: Kurrë s’kemi pasur plan për Kosovën, e kemi humbur më 1999

Politikani serb, Petar Miletiq, në një diskutim të organizuar lidhur me zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka komentuar edhe deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili ka thënë se ka një plan për atë se si duhet zgjidhur problemi me Kosovën.

Miletiq është shprehur se askush në Serbi kurrë s’ka pasur plan për Kosovën.

“As Millosheviqi, as Gjingjiqi, as Koshtunica, Tadiqi e as sot Vuçiqi. Askush nga këta nuk kishte dhe ende nuk ka ndonjë plan për Kosovën”, tha Miletiq.

Më tutje, ai është shprehur se Serbia e ka humbur Kosovën më 10 qershor 1999, kur “ushtria, policia dhe administrata serbe u larguan nga Kosova”.

Ai thotë se tashmë Serbia e përdor si argument “Rezolutën 1244”, për të cilën thotë se koha e ka provuar që është e pamjaftueshme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...