Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Milevski: Komunat dhe qytetarët me idetë e tyre të kontribuojnë në zbutjen e ndryshimeve klimatike

Shkup, 6 prill – Zhurnal.mk – Ndryshimet klimatike duhet të jenë prioritet i të gjitha institucioneve si dhe për të gjithë bashkësinë, porositi ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski sot në konferencën “Të flasim për ndryshimet klimatike”, në temën “Mundësi për ngohje më të mençur”, në organizim të Eko-Vetëdijes, CNVP Maqedoni dhe DEM.

“Apeloj të gjitha institucionet private dhe publike, si dhe çdo qytetar direkt të përfshihen në mundësitë për zgjidhje alternative. Nevojitet përmirësim i gjendjeve me ndotjen e ajrit për shkak të ngrohjes së shtëpive në disa lokacione në vend, si dhe identifikimi i mbështetësve të mundshëm të ndryshimit ndaj opsioneve më të volitshme klimatike dhe më të pastërta përmes punës interaktive onlajn. Për atë i inkurajoj të gjitha komunat dhe qytetarët të cilat kanë ide dhe projekte që janë në fokus të ngrohjes së shtëpive në parimin e vjetër për të re me mençuri t’i shfrytëzojnë, ndërsa qytetarët sa më shumë të aplikojnë për mundësitë të cilat ofrohen”, porositi Milevski.

Ai përkujtoi se përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale javën e kaluar në Kuvend u soll Strategjia dhjetë vjeçare për zhvillim rajonal 2021-2023 në të cilën vëmendje e veçantë është përkushtuar në sigurimin e koherencës së qëllimeve, prioritetet dhe masat me parimet dhe prioritetet e “Marrëveshjes së Gjelbërt Evropiane” dhe të Agjendës së Gjelbërt për Ballkanin Perëndimor, qëllimi strategjik i së cilës është ta bëjnë ekonominë e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor të qëndrueshme përmes transformimit të sfidave klimatike dhe ekologjike në mundësi, dhe tranzicion të drejtë, me përfshirjen e të gjithëve.

“Një shembull është Shtëpia e Kulturës në Shën Nikollë, vendosëm sistem për ngrohje dhe ftohje, për herë të parë pas 30 viteve. Me realizimin e këtij projekti dukshëm është zvogëluar konsumi i energjisë elektrike, ndërsa mjetet financiare të kursyera do të përdoren për rregullim plotësues të hapësirës të cilën tani qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë 360 ditë në vit”, sqaroi ai.

Siç citoi me mbështetje të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale përmes programit buxhetor për zhvillim rajonal të barabartë, si dhe me mbështetje të Qeverisë zvicerane janë realizuar një numër i madh i projekteve në 8-të rajone planore, të cilat direkt i përmirësojnë kushtet e jetesës së qytetarëve përmes shfrytëzimit të burimeve të ripërtërira të energjisë, kursimet e mëdha, mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe përmes ngritjes së vetëdijes publike.

Gjithashtu në komunat e Shkupit, Qendër, Karposh dhe në Kisella Vodë janë vendosur tre eko-zona inovative ku shfrytëzohen burime të rinovueshme të energjisë. Shfrytëzohet energji diellore për mbushje të smart stoleve të cilat kanë senzorë për matje të cilësisë së ajrit dhe të cilat sigurojnë internet falas.

Ministri theksoi se përmes IPA programeve me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian për bashkëpunim tejkufitar me vendet tona fqinje kanë investuar në projekte ekologjike, një shembull i tillë është me Greqinë, është ndërtuar stacion matës për matjen e cilësisë së ajrit në Gjevgjeli dhe kompletisht është renovuar stacioni matës në Manastir. Kolektorët diellor janë instaluar në Shën Erazmo në Ohër dhe është ndërtuar fasadë energjetike me mbështetje të Qeverisë zvicerane, ashtu që të gjitha programet Ministria i shfrytëzon maksimalisht për përmirësimin e mjedisit jetësor në vend.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale informon se mundëson në mënyrë pjesëmarrëse nga ana e qytetarëve përmes qendrave për zhvillim të tetë rajoneve planore të realizohen projektet prioritare të cilat ndikojnë në zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...