Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Milevski: Pandemia i zvogëloi mjetet e komunave, nevojitet ndihmë shtetërore për aktivitete normale

Shtip, 16 tetor – Zhurnal.mk – Mjetet për zhvillimin rajonal për tetë rajonet planifikuese nuk do të zvogëlohen në Buxhetin për vitin 2021. Kjo është sipas parashikimeve fillestare dhe informacioneve nga Ministria e Financave, njoftoi sot Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski i cili së bashku me u.d. kryetar i Komunës së Shtipit e vizitoi dhomën e sensorit në kopshtin e fëmijëve “Astibo” në Shtip.

“Ne jemi duke luftuar për ta rritur shumën e mjeteve sepse shohim se pandemia i ka zvogëluar mjetet, taksat e komunave dhe të ndërmarrjeve publike. Ndihma e shtetit është vërtetë e nevojshme për vetëqeverisjen lokale nëse duam t’i kryejmë të gjitha aktivitetet aktuale normalisht dhe në mënyrë që t’i plotësojmë nevojat e qytetarëve. Prandaj, ne do të bëjmë gjithçka për t’i rritur mjetet për investimet kapitale”, deklaroi Milevski.

I pyetur se sa janë zvogëluar të hyrat e komunave që nga fillimi i pandemisë, Milevski u përgjigj se zvogëlimi në komuna të caktuara arriti edhe deri në 30 për qind në komunat dhe ndërmarrjet publike.

Sa i përket problemit të komunave më të vogla që nuk kanë inspektorë të ndërtimit, Milevski thotë se ata do ta diskutojnë këtë çështje me ministritë e tjera për mungesë të inspektorëve.

“Është vendim politik nëse do të pranohet ajo që do ta japim si propozim, natyrisht me BNJVL-në”, thotë Milevski.

Postime të ngjashme

Presidenti Pendarovski dekreton Ligjet nga Pakoja e pestë e masave ekonomike

R Zh

Ambasadori i BE-së: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

R Zh

Regjistrohen 364 raste me Kovid-19 prej 2.379 testimeve, 24 të vdekur, 689 të shëruar

R Zh

Kuvendi i miratoi ligjet nga pakoja e pestë të masave ekonomike

R Zh

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

R Zh

Qyteti i Shkupit: VMRO-DPMNE fabrikon afera joekzistuese

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...