Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Miliarda dëgjime në platforma muzikore, çmime të shumta e krenari – Sukseset e divave Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max gjatë 2020

Viti 2020 thuajse ishte një vit kalimtar dhe jo aktiv apo fitimprurës për të gjithë.

Duke marrë parasysh dëmet që shkaktoi pandemia globale COVID-19, shumë aktivitete mbetën prapa, ashtu si shumë plane të njerëzve pasi gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet.

Njëjtë ndodhi edhe me industrinë muzikore, ku që nga muaji mars asnjë event çmimesh, koncerte apo festival nuk u mbajt fizikisht, shkaku i përhapjes së coronavirusit.

Një vit të vështirë mund të kenë pasur edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore, por nuk mund të themi një vit të pasuksesshëm.

Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha e Ava Max, i treguan edhe gjatë vitit 2020 botës se mund të vish nga një vend i vogël, por kjo nuk do të thotë që s’mund të prekësh majat botërore.

Telegrafi ju sjell një përmbledhje të sukseseve që shënuan divat shqiptare: Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max përgjatë vitit 2020.

DUA LIPA

Viti 2020 filloi shumë mirë për Dua Lipën, e cila ende po shijonte suksesin e projektit saj muzikor “Don’t start now”, që e publikoi në tetor të vitit 2019.

Ajo kishte planifikuar të publikonte të plotë albumin e saj “Future Nostalgia” në prill, por e publikoi atë disa javë më përpara, për shkak se ai filloi të rrjedhë ilegalisht në internet.

Dua kishte planifikuar edhe realizimin e një turneu për të promovuar këngët e albumit, por që i njëjti u anulua për shkak se në muajin mars, e gjithë bota u fut në izolim.

Ajo vazhdoi të realizonte me klipe këngët e suksesshme: “Future Nostaglia”, “Physical”, “Break my heart” dhe “Levitating”, ku secila prej tyre kanë qenë pjesë e top 10 këngëve më të mira në top listat britanike dhe amerikane.

Për Duan nuk munguan as çmimet, pasi ajo gjatë 2020-s fitoi tri çmime në eventin më të madh muzikor në Spanjë, LOS40 Music Awards, çmimin “Artistja më e mirë britanike” në Global Music Awards, çmimin “Kënga më e mirë pop/rock” në American Music Awards dhe dy çmime të tjera në eventin më të madh të muzikës në Francë, NRJ Music Awards.

Sikur të mos mjaftonte, nga sukseset e arritura gjatë vitit 2020, Dua Lipa ia arriti që të nominohet në gjatë kategori në mbrëmjen më të madhe muzikore të vitit, Grammy Awards 2021.

Albumi i saj “Future Nostalgia” është shpallur albumi më i dëgjuar i vitit i një artisteje femër, në platformën më të madhe të muzikës, Spotify.

Dua Lipa mund të thuhet me plot gojë se është artistja shqiptare më e arrirë e vitit 2020 në tregun internacional të muzikës.

RITA ORA

Teksa Dua ishte e pandalshme, 2020-ta ka qenë një vit relativisht i heshtur për Rita Orën.

Kjo pasi këngëtarja shqiptare me famë botërore ka arritur që gjatë këtij viti të publikojë vetëm një këngë.

Në muajin mars, ajo solli këngën dhe klipin e saj me titull “How to be lonely”, e cila ishte një baladë e punuar bukur nga senzacioni i momentit në Mbretërinë e Bashkuar, Lewis Capaldi.

Por pavarësisht se kënga ishte e bukur dhe klipi ishte edhe më i veçantë, projekti nuk u prit ashtu siç Rita parashikoi.

Sido që të jetë, Ora gjatë izolimit mbeti e karantinuar me motrën dhe miqtë e saj në një shtëpi në fermë në veri-perëndim të Londrës, ku edhe ka kompozuar këngët e albumit të saj të tretë në ardhje.

Por ajo pati një vit tejet të suksesshëm sa i përket biznesit, pasi vazhdoi të mbetet fytyra e preferuar e brendeve të famshme botërore, si gjiganti i stolive “Thomas Sabo”, apo rrjeti i shitjes së tutave “JD”.

Ajo gjithashtu u bë edhe fytyra provomuese e rrjetit 5g në Londër, të kompanisë “EE”, në një video-reklamë e cila u vlerësua e një niveli të lartë.

Puna e Ritës pritet të shohë dritën përgjatë vitit 2021, ku do të publikojë albumin e saj të radhës, teksa po në të njëjtin vit do të publikohet filmi “Twist”, në të cilin ajo luan një nga rolet kryesore.

Më 26 nëntor të vitit 2020, artistja e lindur në Prishtinë festoi ditëlindjen e saj të 30-të, teksa si surprizë për të erdhi një video-mesazh me urime nga fytyrat e njohur publike nga mbarë bota, përfshirë edhe u.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Por ditëlindja e saj e 30-të u kthye në një ogur fatkeq, pasi ajo tentoi të organizonte një festë ilegale me rreth 30 të ftuar në një restorant në lagjen ‘Notting Hill’ të Londrës, por gjithçka shkoi keq kur Policia zbuloi vendin dhe bastisti restorantin, për shkak të festës së paligjshme e cila u organizua gjatë kohës sa Mbretëria e Bashkuar ishte në izolim të plotë.

Rita kërkoi falje për veprimet e saj dhe mu për këtë, ajo u detyrua të paguajë një gjobë prej 10 mijë funtesh.

Të reja pati edhe nga jeta private e artistes, pasi pikërisht gjatë 2020-s, ajo nisi një lidhje serioze me regjisorin Romain Gavras, me të cilin vazhdon të ruajë një marrëdhënie të lumtur larg syrit të kamerave.

BEBE REXHA

2020-ta ishte një vit “i heshtur” relativisht edhe për Bebe Rexhën.

Edhe këngëtarja shqiptare me prejardhje nga Maqedonia, ka lansuar vetëm një këngë gjatë këtij vit.

Në nëntor, ajo bashkoi forcat me reperen Doja Cat, për të publikuar këngën “Baby, I’m Jealous”, e cila pati mjaft sukses duke u kthyer në një hit internacional.

Përgjatë muajve të pranverës sa bota ishte në izolim, Rexha qëndroi në Los Angeles me të vëllanë e saj, ku punoi rreth këngëve të reja të albumit të saj të dytë në ardhje.

Ajo kishte planifikuar publikimin e albumit në vitin 2020, por që kërkoi falje nga fansat të mos e bënte një gjë të tillë, pasi ajo ndjente sikur nuk ishte koha e duhur.

“Unë e di që fansat e mi janë super të frustruar sepse ata duan muzikë të re. Unë ju premtoj ju se unë dhe skuadra ime kemi punuar më shumë se kurrë. Çdo ditë, nga një këngë në javë. Ne nuk kemi ndaluar. Ky është projekti më i mirë që unë kam punuar ndonjëherë në të dhe albumi është absolut i preferuari i imi. Unë nuk mund të pres deri sa ju ta dëgjoni atë. Është thjeshtë sepse ne nuk ndjejmë sikur është koha e përshtatshme për të publikuar album në këtë kohë. Sapo së shpejti bota të jetë në një gjendje më të mirë, ne do ta publikojmë të tërin. Ne thjeshtë jemi duke pritur kur koha të ndjehet mirë. Ju premtoj se do t’ia vlejë pritja, e juaja Bebe”, shkroi Bebe Rexha në InstaStory.

Në shkurt të 2020, artistja emri i vërtetë i së cilës është Bleta, pushtoi ballinën e revistës me renome botërore, “Health”, ku u tregoi e hapur për betejën e saj ndër vite me shëndetin mendor.

“Ndjehem sikur, gjatë gjithë sëmundjes sime, padyshim e kam thyer zemrën time shumë herë. Unë nuk kam nevojë që ju të më prekni zemrën … Nuk kam nevojë që ju të më bëni të sëmurë ose të çmendur. Unë kam qenë në këtë karusel tërë jetën time, dhe nëse nuk do të përmirësoni jetën time, atëherë mos më humbni kohën”, u shpreh ajo për “Health”.

Bebe Rexha pati një paraqitje të shkëlqyer në eventet virtuale të ndarjes së çmimeve si MTV Video Music Awards 2020, People’s Choice Awards dhe American Music Awards.

Ajo u ka premtuar fansave se gjatë vitit 2021 do të nxjerrë në shitje albumin, teksa në radhë është kënga e saj me titull “Sabotage”.

Telegrafi në tetor të vitit 2020 zbuloi titujt ekskluzivë dhe disa bashkëpunimet e albumit të saj të ri, që do të dalë në shitje në vitin 2021.

Ashtu sikurse Rita Ora, edhe Bebe Rexha pati fat në dashur pasi gjatë vitit 2020 ajo e bëri publike lidhjen e saj me Keyan Safyari.

Çifti janë parë në pushime së bashku, teksa ka pasur raste të caktuara kur janë shfaqur bashkarisht edhe në rrjetet sociale.

AVA MAX

Viti 2020 mund të cilësohet si një nga vitet më të suksesshme për këngëtaren me prejardhje nga Shqipëria, Ava Max.

Përkundë pandemisë globale, ajo arriti që të ketë mjaft sukses me projektet e saj të shumta, në veçanti albumin e saj të parë.

Në shtator, Ava arriti të nxjerrë në shitje albumin e saj të parë me titull “Heaven and Hell”, që përkthyer në shqip do të thotë “Parajsa dhe ferri”.

Albumi i saj debutues përmban plot 15 këngë të suksesshme të karrierës si: “Sweet bus Psycho”, “Torn”, “So Am I” etj.

“Heaven and Hell” është renditur nga platforma më e madhe e muzikës në botë, SPotify, si albumi i tretë më i dëgjuar i vitit 2020.

Për artisten Ava Max nuk munguan as çmimet, pasi ajo arriti të triumfojë në njërën nga kategoritë në eventin më të madh të muzikës në Spanjë, LOS40 Music Awards.

Ajo ka qenë e nominuar edhe në shumë mbrëmje muzikore të rangut botëror si: MTV VMA 2020, People’s Choice Awards etj.

Edhe gjatë këtij viti, katër divat shqiptare që përfaqësojnë më së miri talentin muzikor të shqiptarëve në tregun internacional, nuk i kanë zhgënjyer bashkëkombësit e tyre, përkundrazi krenaria për to rritet më shumë çdo vit.

Postime të ngjashme

Vdes nga kanceri nëna e Melinda Ademit

T E

Sadik Ukaj- Sadi gati për super projektin “Oj nana jem”

T E

James Arthur pendohet për deklaratat ndaj këngëtares shqiptare

S.B.

Irina Shayk josh me dukjen në “Versace’s Milan Fashion Week”

S.B.

Ronela Hajati mahnit me fotosesionin e ri, tërheq vëmendjen e madhe të fansave

S.B.

Anxhelina Hadërgjonaj paralajmëron lansimin e këngës së re

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...