Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Miliarderi japonez kërkon tetë persona për të udhëtuar bashkë drejt Hënës

Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, ka ftuar tetë njerëz t’i bashkohen në udhëtimin drejt Hënës me fluturimin e anijes “SpaceX” të Elon Muskut.

“Dua njerëz nga të gjitha profesioneve të vijnë”, ka thënë ai në një video në Twitter, ku ka ndarë një vegëz për detajet për aplikim.

Ka thënë se do të paguajë për të gjithë udhëtimin, andaj ata që shkojnë me të do të kenë udhëtimin falas.

Misioni, i quajtur “dearMoon”, do të niset më 2023.

Aplikuesve u duhet të përmbushin dy kritere kryesore: Duhet të jenë në gjendje “të ndihmojnë të tjerët dhe shoqërinë në ndonjë mënyrë” dhe “të përkrahin pjesën tjetër të ekipit me të cilët kanë aspirata të njëjta”.

“Kam blerë të gjitha ulëset, do të jetë udhëtim privat”, ka shtuar ai.

Moguli i modës kishte njoftuar kohë më parë se planifikonte të ftonte artistë për udhëtimin e veçantë, por ka shtuar se “donte t’u jepte mundësinë të gjithë njerëzve nga e gjithë bota që ta kryejnë këtë udhëtim”.

Vitin e shkuar, ai po ashtu lansoi një fushatë me të cilën kërkonte të dashur për t’iu bashkuar në udhëtim, para se ta anulonte për shkak të “ndjenjave të përziera”.

Më 2018, Maezawa u bë pasagjeri i parë privat që do të niset drejt Hënës me “SpaceX”, kompani e Elon Muskut të famshëm, që ka edhe “Teslan”.

Çmimi që ai ka paguar për biletën e tij mbetet i panjohur, por Musk pati thënë se “kishte paguar shumë para”.

I planifikuar për 2023, misioni është i pari për njerëzit drejt Hënës që nga viti 1972.

Postime të ngjashme

Kjo çantë në formë aeroplani e Louis Vuitton kushton ‘më shumë sesa disa aeroplanë të vërtetë’

S.B.

Një Tesla me shpejtësi rreth 160 km/orë godet disa makina të parkuara, pastaj përplaset në një shtëpi në Florida

S.B.

Hapën themelet e një ndërtese, banorët e një fshati në Indi gjetën një enë të mbushur me stoli ari dhe argjendi – por gëzimi i tyre zgjati shumë pak

S.B.

Mësim në plazh për nxënësit në Spanjë

S.B.

Stërvitësi vritet nga ariu i cirkut pasi harroi të hiqte maskën e koronavirusit në kafazin e tij

S.B.

NASA nxjerr një imazh spektakolar nga planeti Mars

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...