Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Miliarderi japonez që dëshironte të çojë të dashurën në Hënë, humb 30 mln $ në tregun e aksioneve

Biznesmeni i pazakontë japonez Yusaku Maezawa, i cili ka prenotuar një vend në fluturimin e parë të organizuar nga Elon Musk të pasagjerëve drejt Hënës, ka humbur më shumë se 30 milionë dollarë në një seri lojërash të rrezikshme në tregun e aksioneve, transmeton TCH raportimete mediave të atjeshme.

Milioneri ishte në faqet e para të gazetave pasi tha se kërkonte një të dashur për ta shoqëruar në udhëtimin e parë të pasagjerëve drejt hënës. Por tani thotë se i vjen shumë keq që humbi më shumë se 30 milionë dollarë në tregun e aksioneve ‘Forex’.

44 vjecari biznesmen veshjesh, tha se ishte “verbuar” nga ndryshimet e paprashikueshme të çmimeve të aksioneve gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Kam humbur 4.4 miliardë jenë [34 milionë euro] në një seri këmbimesh afatshkurtra aksionesh, diçka me të cilën nuk isha shumë i familjarizuar,” shkruante ai për 10 milionë ndjekësit e tij në Twitter duke shtuar se i vinte keq që nuk bëri diçka më me vlerë me paratë e tij.

Përdoruesit e Twitter kishin reagime të përziera ndaj rrëfimit të Maezaëa, teksa disa shprehnin simpati e të tjerë shpreheshin të shokuar nga shpërdorimi kolosal.

Maezawa është themelues i markës ndërkombëtare të veshjeve Zozo dhe këtë vit ai llogaritet se zotëron 3 miliardë dollarë.

Në janar Maezawa nisi fushatën e tij për të gjetur një vajzë që ta shoqërojë në udhëtimin për pasagjerë drejt hënës, me anijen kozmike të sipërmarrësit Elon Musk, SpaceX.

Biznesmeni japonez i stilit tha se ndjehej “i vetmuar” prandaj dëshironte dikë që ta shoqëronte në udhëtimin një-javor në hapësirë në 2023.

“Jam 44 vjeç tani. Ndjenjat e vetmisë dhe zbrazëtisë kanë nisur të japin sinjalet. Mendoj vetëm për një gjë: Të vazhdoj të dua një grua”.

Kur ishte i ri milioneri kishte lënë universitetin për të krijuar një grup muzikor ‘rock’ dhe më pas bëri pasurinë e tij në tregtinë ‘online’.

Postime të ngjashme

Burri që futi veten në kuti te ngarkesat e aeroplanit për t’u kthyer në Londër pasi mbeti pa para

S.B.

Kremi katalan: Si të përgatisni këtë ëmbëlsirë tipike spanjolle

S.B.

Porositi një kafe, gruaja në Angli u befasua me atë çfarë i erdhi falas për fëmijët e saj

S.B.

Kamera e mbikqyrjes regjistroi një rrufe në një pemë pishe, duket e frikshme

S.B.

Çifti u befasua nga zbulimi nën tapetin e vjetër, njoftimi u bë viral

S.B.

Çdo ditë merrte dënime për parkim, kroatja i lë një mesazh interesant policisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...