Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Miliona lekë dëme nga përmbytjet, mbi 4000 hektarë sipërfaqe ndodhen nën ujë në Shkodër

I gjithë investimi i 3 fëmijëve në emigracion, fermerit Ymper Leporoshi i është përmbytur nga uji, në Berdicë të Shkodrës.

17 dynym me bimë dekorative, me gjithsej 25 mijë fidanë janë dëmtuar rëndë, ndërsa dëmi shkon deri në 10 milionë lekë.

“Investuam për një copë bukë, të gjitha paratë aty i kam futur.”

Edhe fermerët e Anës së Malit dhe Dajçit po gjenden në vështirësi për mbajtjen e bagëtive, pasi uji ka dëmtuar bazën ushqimore, e ndihmat e sjella janë të pamjaftueshme.

“Kemi hyrë në muajin e dytë, na duhen 500 ton dhe prapë është e pa mjaftueshme, nevoja sa vjen e rritet”.

Situata me përmbytjet në Shkodër, është përkeqësuar të mërkurën ku tanimë mbi 4 mijë hektarë tokë gjenden nën ujë prej rreth 35 ditësh.

Oboti mbetet sërish i izoluar dhe kalimi kryhet vetëm me varkë të ushtrisë, po ashtu e bllokuar është edhe rruga Shirq-Darragjat, ndërsa në disa fshatra të tjerë uji varion nga 30-40 cm në rrugë dhe toka bujqësore shkon deri në 2.5 metra.

Postime të ngjashme

Rama: Angazhimi i ushtrisë për shuarjen e zjarreve, meriton respekt e inkurajim

D V

Vlora 7 ditë luftë me flakët, drejtori i zjarrfikëseve: Me mbështetje të fortë ajrore do ia dalim!

D V

Emërohet zv/ambasadori i SHBA në Shqipëri, për herë të parë vizitoi Shqipërinë si turist në 1997

D V

“Para 31 gushtit hapim tunelin e 5″/ Balluku: Brenda vjeshtës lidhet Sauku me Maternitetin e ri!

D V

Rindërtimi në Vaqarr, Rama: Shëmbëlltyrë kuptimplotë e solidaritetit shqiptar

D V

Manastirliu nga Saranda: Vijnë sot 50.000 doza të tjera vaksinash Pfizer, apel për studentët të vaksinohen përpara fillimit të vitit të ri akademik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...