Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Miliona përdorues të iPhone raportojnē pēr probleme me pranimin e mesazheve dhe njoftimeve nē telefon

Siç ēshtē raportuar sē fundmi, seria e re e iPhone 12 e Apple po vuan nga disa çështje dhe probleme shqetësuese, por më e keqja ēshtē se tani po thuhet se kēto telashe janë përhapur në shumë më tepër modele tē iPhone, raporton Forbes.

I raportuar për herë të parë si një problem  qē kryesisht lidhet me iPhone 12 nga MacRumors muajin e kaluar, përdoruesit tani kanë përmbytur edhe forumin e vetë MacRumors (22 faqe, mbi 1.000 mesazhe) dhe Komunitetet e Mbështetjes së Apple (44 faqe, mbi 5.000 raste tē raportuara) që konfirmojnë se pērdoruesit e iOS-14 janë potencialisht në rrezik nga problemet e përhapura të mesazheve SMS.

Këto çështje po përhapen edhe në aplikacione të tjera të njohura të mesazheve të palëve të treta sikurse Signal dhe WhatsApp.

Problemet variojnë nga pamundësia për të dërguar ose marrë mesazhe deri te njoftimet që mungojnë kur pērdoruesit pranojnē mesazhe. Për më tepër, ashpërsia ndryshon me disa përdorues që marrin njoftime të herëpashershme por që u mungojnë të tjerëve, ndërsa më të prekurit janē ata qē thonē se mesazhet e tyre nuk po arrijnē fare nē telefonat e tyre.

Kuptohet, reagimi nga përdoruesit po nxehet – veçanërisht pas heshtjes sē  vazhdueshme nga ana e Apple.

Postime të ngjashme

Gjermanët përdorin material të ri dhe krijojnë celular 30% më të lehtë

S.B.

“Bisha” po vjen: Së shpejti telefoni me 18 GB RAM

S.B.

Së shpejti, Apple Watch mund të monitorojë glukozën në gjak pa tërhequr gjak

S.B.

Këto foto nudo tani lejohen në Instagram

S.B.

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

S.B.

Gjithçka që dimë deri më tani për iPhone 13

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...