Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Militao: Do të qëndrojë dhe të fitojë disa herë Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao shpreson të fitojë disa herë Ligën e Kampionëve.

Braziliani është bërë i padiskutueshëm në formacionin bazë dhe me shumë gjasa do jetë nga minuta e parë ndaj Chelseas.

Pavarësisht që u transferua verën e kaluar, Miltao ëndërron ta mbyll karrierën në “Santiago Bernabeu”.

“Shpresoj të vazhdojë deri në fund të karrierës këtu. Varet nga unë dhe puna ime çdo ditë dhe të jem i sigurt se do bëj gjithçka që të funksionojë”.

“Do ishte e pabesueshme të fitonim Ligën e Kampionëve, do ishte ëndërr e bërë realitet për të gjithë”.

“Shpresoj ta fitojë garën më shumë se një herë. Gjithmonë mendoj pozitivisht. besoj se mund të kem sukses këtu. Dua të fitojë trofe dhe të bëj historinë te Real Madrid. Kjo është ëndrra ime”, deklaroi ai.

Militao pritet që të jetë pranë Sergio Ramos në përballjen kthyese ndaj Chelseas në Londër.

Postime të ngjashme

Reali humb Mendin deri në fund të sezonit

Z H

Milan nuk do ta shesë Romagnolin

Z H

Shkëmbim tjetër mes Barcelonës dhe Juventusit

Z H

Milani prezanton fanellën e parë për sezonin e ri

Z H

Pirlo: Kampionati nuk ka mbaruar

Z H

Juventusi nuk e shkarkon Pirlon

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...