Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Milla Carovska takohet me drejtorët e shkollave fillore

Shkup, 19 prill 2021 -ZZhurnal.mk – Drejtorët e shkollave fillore në takimin e sotëm onlajn e informuan ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska se për vitin shkollor 2021/2022 fokusin e vënë në përgatitjet për realizimin e programeve mësimore për klasën e parë dhe për klasën e katërt, kumtoi MASH.

“Shkollat tashmë janë duke punuar në sigurimin e resurseve të nevojshme që të munden nxënësit e klasave të para dhe të katërta në mënyrë maksimale t’i shfrytëzojnë përfitimet e programeve të reja mësimore. Pres cilësi më të lartë të mësimit, pasi programet mësimore sigurojnë realizimin e temave të ngjashme nga lëndë të ndryshme mësimore, kudo ku është e mundur. Ata e nxisin të mësuarit duke e kuptuar, zhvilluar të menduarit kritik dhe kreativitetin. Pasojnë trajnime të mësimdhënësve të cilët do t’i realizojnë programet”, theksoi ministrja Carovska.

Drejtorët në takim shtesë kanë informuar për rrjedhën e mësimit dhe për aktivitetet e tjera lidhur me procesin edukativo-arsimor.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...