Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Milloshoski: Bujar Osmani të raportojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë para Komisionit për Politikë të Jashtme

Shkup, 13 qershor – Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së dhe kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonio Milloshoski sot tha se të mërkurën në ora 15:00 do të caktojë seancë në komision dhe do ta thërrasë ministrin Bujar Osmani ta paraqesë Planin e propozuar aksional dhe propozim-udhërrëfyesin.

Ai në “Facebook” shkroi se protestat e opozitës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë dhe martë para MPJ-së.

“Më 11 qershor, pas protestave të opozitës, ministri i MPJ-së deklaroi se është i gatshëm të raportojë para deputetëve për bisedimet kontraverze që dyshja Zaev – Buçkovski i udhëheqin me Bullgarinë. Të rikujtoj se para gjashtë muajve, më 16 janar, e njëjta qeveri e miratoi konkludimin që para deputetëve të paraqiten informacionet për planin e propozuar aksional për të cilat bisedohet me Bullgarinë, por deri tani në vend të llogaridhënies kishim heshtje, jotransparencë dhe nënçmim të Maqedonisë”, tha Milloshoski.

Sipas tij, në vendet demokratike temat më të rëndësishme nacionale vet qeveritë nisin debat në Kuvend, ndërsa në regjimet hibride siç është në Maqedoni, nevojiten protesta për ta detyruar ministrin të japë llogaridhënie para deputetëve./Telegrafi/

Postime të ngjashme

Pa ujë nesër një pjesë e konsumatorëve në Çair

D V

Zaev: Marrëveshja e Ohrit solli frymë të re në drejtimin e politikave që ndërtoјnë ura, së bashku zhvillohemi si shtet anëtar i NATO-s dhe anëtar i ardhshëm i BE-së

D V

Për lista të hapura në zgjedhjet lokale do të diskutohet prejse Kuvendi do t’i sjellë ndryshimet e Kodit Zgjedhor

D V

Mariçiq: Mund të sillet ndryshimi që procesi gjyqësor të mos fillojë prej fillimit pas largimit të disa gjykatësve

D V

Tema globale për zgjedhje lokale, partitë fillojnë me mobilizimin e anëtarësisë

Z H

Do të ashpërsohen dënimet për sulmet ndaj gazetarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...