Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Milloshoski do të gjykohet për rastin “I pushtetshmi”

Shkup, 8 tetor, zhurnal.mk – Në Gjykatën Penale në Shkup është miratuar akuza për rastin “I pushtetshmi”, ku është i akuzuar Antonio Milloshoski. Kjo nënkupton se deputeti i VMRO-DPMNE-së do të gjykohet bashkë me 12 persona të tjerë, mes të cilëve edhe babai i tij si dhe ish kryetari i Komisionit për Lustrim, Tome Axhiev.

Hetimin ndaj Milloshoskit e hapi ish Prokuroria Speciale, por me shuarjen e kësaj prokurorie rasti kaloi në prokurorinë e rregullt. Dyshimet janë se në vitin 2011 të akuzuarit në fjalë kanë mashtruar Këshillin e Komunës, Makedonski Brod.

Ata kanë bindur këshilltarët që të votojnë për një pronë të patundshme për të cilën këshilltarët kanë menduar se bëhet fjalë për Kooperativë, por në fakt është bërë fjalë për një objekt të cilin e ka shfrytëzuar Komuna e Pllasnicës, dhe me këtë është shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit për rreth 50 mijë euro.

Postime të ngjashme

Opozita shqiptare kërkon lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve dhe dorëheqjet në MPB

Bexhet Musliu

Nikollovski: Të martën publikojmë planin e veprimit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Bexhet Musliu

Karakaçanov: Kushdo që të vijë në pushtet në Bullgar, problemi me Maqedoninë do vazhdojë

T E

Protesta në Shkup për rastin “Monstra”, reagon PDIU: Lironi të arrestuarit, e drejta për protestë paqësore, thelbësore në demokraci

Bexhet Musliu

Gjatë disa ditëve të ardhshme do të dihet se kur do të arrijnë vaksinat kineze dhe ruse

T E

Fillon mbledhja në BDI

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...