Agjencia Zhurnal.mk

Milloshoski “gjenë ngushëllim” tek ministrja kroate, pyet nëse edhe ajo po gënjenë për vendet që janë kundër datës për negociata !?

Shkup, 20 qershor – Zhurnal.mk – Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski përmes një statusi në FB ka publikuar fotografi tjera, e që kanë të bëjnë me atë se sa shtete kanë qenë kundër hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, përcjellë Zhurnal.

Milloshoski dje pranoi akuza të shumta nga Qeveria dhe opinioni për atë se ai po shpërndanë lajme të rreme dhe gënjenë se shtatë shtete kanë kundërshtuar hapjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut.

Milloshoski duke dashur të tërheqë vëmendjen dhe të largojë këtë atmosferë kundër tij, ka publikuar disa fotografi tjera e ku shihet një deklaratë e ministres kroate Marija Pejçinoviq Buriq. Milloshoski pyet nëse edhe ajo po gënjenë dhe po shpërndanë lajme të rreme se disa vende të BE-së janë kundër marjes së datës.

“Në vitin 2018, pjesa më e madhe e vendeve anëtare u angazhuan që në prill të fillojnë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Mirëpo, kishte vende anëtare të cilat nuk mundeshin të pajtohen me këtë tekst. Për fat të keq, tani numri i shtetit që kanë rezerva madje është rritur” thuhet në deklaratën e Pejçinoviq – Buriq.

E në këtë deklaratë është bazuar dhe është ngushëlluar deputeti Milloshoski, për atë se me të vërtetë më tepër vende janë kundër hapjes së negociatave.

Ndryshe dje kryeministri Zaev i replikoi Milloshoskit, duke i thënë se për herë të parë nga ai po dëgjon se shtatë vende janë kundër hapjes së bisedimeve. Zaev tha se kjo nuk është e vërtetë por se mbështetja për vendin është e madhe dhe deri në fundvit kjo çështje do të marë epilog pozitiv./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...