Agjencia Zhurnal.mk

Milloshoski kërkon nga Kuvendi të miratojë deklaratë për konfirmimin e identitetit maqedonas

Shkup, 17 shtator – Zhurnal.mk – Deputeti Antonio Millosheski nga VMRO-DPMNE sot propozoi që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, si kundër përgjigje ndaj Kuvendit popullor bullgar të miratojë një deklaratë të përbashkët në të cilën identiteti i popullit maqedonas, veçantia e gjuhës maqedonase dhe të gjitha veçoritë e tjera kulturore dhe nacionale do të konfirmohen bashkarisht dhe me vetë atë, siç thotë, të afirmohen si pjesë e vlerave evropiane të identiteteve kulturore dhe nacionale të këtij kontinenti.

“Evropa dhe motoja e saj të bashkuar në dallueshmëri do të duhej të vlente edhe për Maqedoninë dhe konsiderojmë se për ato çështje nuk do të duhej të kishte negociata, përkundrazi, ato çështje duhet të mbështeten nga të gjitha partitë politike në Republikën e Maqedonisë se nuk duhet të negociohet, përkundrazi, duhet të afirmohen. Mendoj se Kuvendi do të ishte mirë nëse si kundër përgjigje të Kuvendit nacional bullgar të miratojë një deklaratë të përbashkët në të cilën identiteti i popullit maqedonas, veçoria e gjuhës maqedonase dhe të gjitha veçoritë e tjera kulturore dhe nacionale do të konfirmoheshin bashkarisht dhe me vetë atë të afirmohen si pjesë e vlerave evropiane të identiteteve kulturore dhe nacionale të këtij kontinenti”, tha Milloshoski.

I pyetur për atë nëse partia e tij do të mbështesë lista të hapura për zgjedhjet lokale, Milloshoski tha se VMRO-DPMNE dhe partnerët e tyre të koalicionit janë të gatshëm të diskutojnë për secilën temë, përfshirë edhe për përmirësimin e Kodit zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Sipas njohurive të tyre, siç theksoi, për momentin në koalicionin qeveritar nuk ekziston harmonizim lidhur me ndryshimet zgjedhore dhe modelin zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...