Agjencia Zhurnal.mk

Milloshoski: Mendoj se Zaev i ka ndihmuar Gruevskit të ikë nga shteti

Shkup, 15 nëntor – Zhurnal.mk – Vjetërsimet e rasteve të PSP-së nuk janë të rastësishme. Kështu konsideron Antonio Milloshoski, deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Duke folur për Ligjin e PP-së mbrëmë në emisionin “Samo vistina”, ai dha mendimin e tij pse ka ardhur deri tek vjetërsimi i lëndës “Traektoria” dhe së shpejti thotë se dotë vjetërsohet edhe lënda “Dhuna në Qendër”, transmeton Zhurnal.

“Mendoj se ekziston një marrëveshje e fshehur dhe e heshtur mes aktorëve me ndikim në shtet duke përfshirë këtu edhe njeriun e parë të Qeverisë, por edhe ato të cilët më parë kanë qenë me ndikim në atë pozitë. Mendoj se ekziston një marrëveshje e heshtur që të mos arrihet deri tek e vërteta e përgjithshme për raste të caktuara. Si ndryshe duhet ta kuptojmë dëshmimin e Verushevskit, i cili ishte dhe ende është bashkëpunëtor i Zaev dhe i kishte në dispozicion materialet e përgjuara, kur në një seanca të fundit tha se numri më i madh i atyre materialeve kanë qenë të komprometuara”, tha Milloshoski mbrëmë.

Ai sqaroi tezën e tij për ikjen e ish kryeministrit Gruevski.

“Një vit publiku është në pritje të shohë ku është raporti nga MPB dhe PP për atë se si ndodhi që ish kryeministri të braktisë vendin. MEndoj se duhet të ketë përgjegjësi, por nuk e shoh se ka”, tha Milloshoski.

Milloshoski dha dhe një përgjigje konkrete se si sipas tij ka rrjedhur organizimi i ikjes së Gruevskit, gjegjësisht si ka rrjedhur përmes një marrëveshje të fshehtë për ikjen e tij.

“Mendoj se ekziston një marrëveshje e heshtur mes kryeministrit Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorëve më të afërt të ish kryeministrit Gruevski” tha Milloshoski dhe sqaroi se në bazë të ngjarjeve që deri tani kemi qenë dëshmitarë, opinioni vet do të vlerësojë kush ka patur gisht në këtë marrëveshje.

Ai rikujtoi për deklaratat e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, i cili para një viti thoshte se vëllau i kryeministrit Zaev, Vice, është në bashkëpunim dhe komunikim të afërt me kushëririn e ish kryeministrit./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...