Shkup, 14 qershor – Komisioni për Çështje Zgjedhore dhe Emërime ka konfirmuar nënkryetarët e Kuvendit. Me propozim të OBRM-PDUKM-së nënkryetar do të jetë Antonio Milloshoski, nga LSDM Jovan Mitreski dhe nga ZNAM Vesna Bendevska.
BDI nuk ka propozuar kandidat të sajin për nënkryetar të Kuvendit.
Komisioni për Çështje Zgjedhore dhe Emërime po e mban seancën e dytë.
Në rend të ditës janë përcaktimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit, shqyrtimi i kërkesave për realizimin e pagave pas përfundimit të detyrës së deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për realizimin e pagesës së largimit me pension nga ish-deputetët, si dhe kërkesën për pagë pas përfundimit të detyrës si anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë.