Shkup, 8 janar – Zhurnal.mk – Dhuna në Kongresin e Vashingtonit e cila mori 4 jetë, dhe la një shenjë të thellë në demokracinë amerikane, është për dënim. Për këtë veprim, së paku përgjegjësi duhet të marin porositësi dhe kryerësi i dhunës, gjegjësisht ata që lejuan të turma të futet në kongres. Përgjegjësia e tyre do të jetë mesazh se dhuna është e dënueshme dhe papagueshme, ka shkruar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, informon Zhurnal.
Siç është shprehur Milloshoski, për dallim nga Maqedonia ku në dhunën e 27 prillit në Kuvend, në Amerikë nuk beson se mund të amnestohet personi që hap dyert, duke ironizuar për ish bashkëpartiakun e tij, Krsto Mukoskin.
“SHBA janë shtet i cili nuk besoj se do të lejonte ai që ka hapur dyert e kongresit, si Krsto Mukoski në Maqedoni, të amnestohet nga pushteti dhe gjykata. Në Maqedoni pikërisht kryerësi që hapi dyert për dhunën e 27 prillit u amnestua, ndërsa më pas u bë aleat i pushtetit dhe u shpërblye me tenderë milionësh për firmën familjare, me çka u dërgua mesazh se nëse je një dëgjues i mirë si Mukoski, dhuna paguhet edhe finansiarisht, edhe politikisht”, është shprehur Milloshoski.
Sipas tij, sfida e parë e Bajden do të jetë të dënojë të gjithë ata që u përfshinë në dhunën e 6 janarit në kongresin e SHBA-ve.//Zhurnal.mk