Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Miloshoski: Mosemërimi i ambasadorëve, mesazh i keq ndaj vendeve mike

Shkup, 7 tetor – Sot në seancën e rradhës të Komisionit për politikë të jashtme tezat i kanë mbrojtur katër ambasador të emëruar dhe fuqiplotë të vendit tonë edhe atë Faton Bejta në Danimarkë, Dane Taleski në NATO, Shaban Jashari në Katar dhe Teuta Agai Demjaha në Gjeneve, shkruan Zhurnal.mk

Por megjithatë duket se procesi i lëvizjes së diplomatëve sipas deputetit Antonio Miloshoski që njëherit është dhe kryetar i komisionit po zhvillohet shumë ngadalë për shkak se tashmë vite me rradhë nuk kemi ambasador në vendet kryesore të botës e mes tyre edhe Tel Avivin, Romën, Nju Jorkun, Kairon e Zagrebin.

Ndonëse për një pjesë të madhe të këtyre vendeve qeveria ka emëruar ambasador por të njejtët nuk kanë nisur me punë ende.

“Maqedonia po dërgon një mesazh shumë të pakëndëshëm politik ndaj vendeve shumë të rëndësishme në botë të cilët janë edhe miq të vendit tonë me atë që në të njejtat vende për vite me rradhë nuk kemi ambasador. Është skandaloze që edhe pas dy viteve nuk kemi ambasador në Uashington dhe Otavë, dy vende shumë të rëndësime të NATO-s si dhe vende me shumë qytetarë tanë që jetojnë atje, rreth tre vite nuk kemi ambasador në zemrën e diplomacisë si në Kombet e Bashkuara, derisa pa ambasador kemi Moskën, Pekinin, Nju Delhin dhe Romën. Madje prej katër vite nuk kemi ambasador në vendin mik si Kroaci dhe Egjip që është ambasada e vetme në kontinentin afrikan, me Bullgarinë kemi shumë raste të hapura por nuk kemi ambasador, kurse për fat të keq zbrazur janë edhe ambasadar në Belgjikë, Turqi e Brazil si një nga ambasadat e vetme në Amerikën e Jugut kurse për raportet tona me Izraelin flet edhe ajo se kemi më shumë se tre vite që nuk kemi ambasador në Tel Aviv”, kështu shprehet deputeti dhe njëherit kryetar i Komisionit për politikë të jashtme në Parlament, Antonio Miloshoski.

Postime të ngjashme

Afat edhe pesë vite për legalizim të ndërtimeve të egra

Z H

721 raste të reja me Covid, vdesin 9 pacientë

Z H

“Procedura për zgjedhje të kandidatëve për kryetarë të komunave niset nga anketa”

Z H

Besimi: Interesi për eurobondin 2,3 herë më i madh, që tregon se jemi tërheqës për investuesit

Z H

Carovska: Koncepti i ri nënkupton standard të ri dhe cilësi të re në arsim dhe infrastrukturë më të mirë

Z H

Në Gjorçe Petrov bëhet rikonstruim i ngjarjes me Naser Eshtrefin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...