Mimi Kodheli rizgjidhet zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli u rizgjodh zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në Lisbonë u zhvillua, në datat 8-11 tetor, sesioni vjetor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, takim gjatë të cilit, Mimi Kodheli u rizgjodh në mënyrë unanime zëvendëspresidente e kësaj Asambleje.

Komisionet zhvilluan mbledhje gjatë dy ditëve të para të aktivitetit duke diskutuar dhe analizuar raportet dhe rezolutat e përgatitura nga raporterët. Të ftuar ishin ekspertë të fushës si dhe krerët e politikës portugeze.

Po ashtu Sesioni vjetor përmbylli punimet e tij me seancën plenare drejtuar nga Presidenti i AP NATO Kongresmeni Gerry Connolly, në të cilën ishin të ftuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri dhe Presidenti portugez si dhe Dr. Karen Donfrey, Ndihmës/sekretare e Shtetit për Evropën dhe Azinë në Departamentit e Shtetit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosiu u shpall fituese e çmimit “Women for Peace and Security 2021”, një çmim i dhënë për herë të parë nga Asambleja. Gjatë fjalimit të saj si e ftuar speciale e këtij sesioni në Lisbonë, Pelosi tha se, prioritizimi i edukimit të grave mbetet një prej shtyllave drejtuese të punës së saj të përditshme. Ajo përfundoi duke thënë se SHBA beson se gratë mund t’ia dalin dhe prandaj SHBA ja del.

Diskutimet e këtij sesioni u përqendruan në tema si Afganistani, Koncepti Strategjik i NATO 2030, situata post elektorale në Rusi si dhe situata në Lindjen e Mesme.

Related posts

Integrimi në BE/ Mund të ketë presion? Përgjigjet Rama: Ne jemi në dashuri me BE, do na përqafojnë kur…

D V

KPA ka vendosur të lëri në fuqi vendimin e KPK për gjzqtarin Ramiz Lala

N E

Kalaja e Beratit gjallërohet nga turistët vendas e të huaj/ Mbi 20 mijë në janar-qershor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More