Minçev: Barra e punës në administratë bie mbi strukturë të caktuar njerëzish, ka nga ata që marrin rrogë nga buxheti e punojnë pak

nga Xh M

Shkup, 6 dhjetor – Nëse duam të shkojmë në Evropë, duhet të arrijmë standardet evropiane. Ata që nuk duan të punojnë, ju e dini se çfarë vijon – paralajmërim, ndëshkim dhe më pas largim nga vendi i punës.

Reformat në administratën publike janë një operacion shumë serioz, një proces serioz në të cilin na nevojiten të gjitha kapacitetet njerëzore që i kemi në dispozicion, tha Goran Minçev, ministër i Administratës Publike.

“E kam thënë shumë herë më parë. Kjo nuk ndodh vetëm në Ministrinë e Administratës Publike. Ky është rasti në një sërë institucionesh dhe në një rrugë të dyanshme. Kemi një administratë publike të madhe, siç theksuat, të rëndë, jo operative, joefikase, kemi një mbipunësim të madh dhe barra bie mbi një strukturë të caktuar njerëzish në disa institucione, dhe kjo strukturë tjetër që merr edhe rrogë nga buxheti dhe është pjesë e administratës publike, punon pak”, tha Minçev.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More