Minçev: Me rishikimin e buxhetit, s’do të ketë rritje të rrogave në administratë

nga D V

Shkup, 31 korrik – Ministri i Administratës, Goran Minçev thotë se nuk do të ketë rritje të rrogave në administratë me rishikimin e buxhetit, shkruan TV21. Minçev thotë se do të hapet debat, që rritja e rrogave të parashihet me buxhetin e vitit të ardhshëm.

A do t'i #rrisë qeveria e re #rrogat në #administratë ? Përgjigjet ministri Miniçev

A do t'i #rrisë qeveria e re #rrogat në #administratë ? Përgjigjet ministri Miniçev

Posted by TV21 Videos on Wednesday 31 July 2024

“Në zgjidhjen aktuale ligjore është parashikuar një rritje e përqindjes, respektivisht rritje e pagave. Ne në periudhën e ardhshme do të hapim debat, në të cilin kjo do të jetë një nga çështjet kryesore. Unë shpresoj që, ndoshta jo në rishikimin e këtij buxheti sigurt, sepse buxheti është është në gjendje katastrofe, por bashkë me sindikatat, në suaza të mjeteve të parashikuara për buxhetin e ardhshëm, do të vijmë deri te ndonjë zgjidhje me kompromis”, pohoi Minpev./tv21.tv

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More