Minçev: Nuk kemi dobi nga njohja e “pakicës bullgare” në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 26 korrik – Bullgaria nuk është e interesuar të kërkojë njohjen e “pakicës bullgare” në Maqedoninë e Veriut, njoftoi në Fejsbuk politikologu I njohur bullgar Ognen Minçev.

 

Sipas tij, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, në bazë të deklaratës dypalëshe bullgaro-aaqedonase nga viti 1999, është konfirmuar parimi që vendet të kenë për obligim që t’I respektojnë të drejtat individuale të qytetarëve të tyre për vetë-identifikim dhe shprehje të lirë identitetin e tyre në shoqatat vullnetare në sferën e shoqërisë civile.

Minçev në postim shtoi se shteti bullgar njeh qytetarë të barabartë, e jo pakica dhe shumicë.

“Është koha që institucionet bullgare, kryesisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të fillojnë të menaxhojnë njerëz kompetentë dhe të ndërpresin marrjen e vendimeve të pjesshme. “Problemi” i madh i bërë nga “patriotë” të ndryshëm nuk mund të korrigjohet me “zgjidhje idiote” të reja, të marra nga konteksti dhe interesi kombëtar”, thotë Minçev.

Të premten, ushtruesi I detyrës së shefit të diplomacisë bullgare, Svetlan Stoev deklaroi se Ministria e Punëve të Jashtme do të donte që bullgarët në Maqedoninë e Veriut të përfshihen në Kushtetutën e vendit së bashku me popujt tjerë të renditur në të.

Related posts

Shaqiri: Siguria kibernetike, faktor i rëndësishëm në procesin e digjitalizimit

R Zh

Deputetët debatojnë për zvogëlimin e TVSH-së për rrymën

Z H

Pendarovski për pavarësinë: Nuk kemi atdhe rezervë, kjo është shtëpia jonë e përbashkët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com