Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Mineralet thelbësore për metabolizëm të shëndetshëm

Bakri dhe zinku janë dy minerale thelbësore për shëndetin e organizmit të njeriut.

Bakri ndihmon flokët dhe lëkurën duke nxitur organizmin të prodhojë melaninë. Melanina është shumë e nevojshme në mbrojtjen e lëkurës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

Nga ana tjetër zinku ndihmon qelizat që të komunikojnë më njëra-tjetrën për të rregulluar nivelet e hormoneve. Kur të dy këto minerale bashkëpunojnë, i vijnë në ndihmë metabolizmit, duke nxitur shumë reaksione kimike që ndihmojnë funksionet e organizmit.

Efektet e zinkut
Zinku aktivizon më shumë se 100 enzima, duke përfshirë këtu një numër të madh proteinash të cilat përmirësojnë metabolizmin. Kur merrni sasitë e nevojshme të zinkut, organizmi juaj prodhon proteina përmes amino-acideve që përfitoni nga dieta që konsumoni. Ky bashkim është thelbësor në rigjenerimin e qelizave si dhe një metabolizëm më efikas.

Efektet e bakrit
Bakri nga ana tjetër ndihmon metabolizmin tuaj duke nxitur qelizat të prodhojnë energji. Qelizat mbështeten në sasinë e energjisë që prodhon trupi për të funksionuar në mënyrën e duhur. Bakri arrin të mbështesë organizmin në ekuilibrimin e metabolizmit dhe të hekurit, dy funksione të domosdoshme për një funksionim siç duhet të neurotransmitorëve të trurit. Ai kështu ka një ndikim të lartë në mënyrën se si qelizat e trurit arrijnë të bashkëveprojnë më njëra-tjetrën.

Një bashkim që bën fuqi
Bakri dhe zinku punojnë së bashku për të mbështetur metabolizmin tuaj. Të dy mineralet arrijnë të aktivizojnë një enzimë që shërben si antioksidant. Kështu qelizat tuaja janë të mbrojtura nga radikalët e lirë si dhe nga toksinat që grumbullohen në trup . Nëse trupi juaj merr sasitë e nevojshme të bakrit dhe zinkut, ju i siguroni organizmit tuaj një armë për të luftuar qelizat tumoriale.

Midhjet, mishi dhe arrorët janë disa nga produktet që i përmbajnë të dy këto minerale. / AgroWeb

Postime të ngjashme

Shtimi i flavanoideve në pjatën tuaj mund të ulë rrezikun e rënies njohëse me 38 për qind

D V

Këto janë disa nga faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq dhe mënyrat për ta parandaluar

D V

Pse zverdhet brokoli dhe a është i sigurt për ngrënie

D V

Ngrënia e këtij ushqimi për mëngjes mund të ndihmojë në kthimin e humbjes së muskujve me kalimin e moshës

D V

Dieta me kastravecë/ Çfarë duhet të dini rreth vlerave të saj?

D V

Parandaloni plakjen e lëkurës dhe humbjen e shikimit me këtë frut të shijshëm veror

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...