“Mini-shengeni” i Vuçiqit dhe “ Maxi- marrëzia” e Ramës!

NGA: MELIHATE TËRMKOLLI

 

Vuçiqi u paska thënë serbëve se “ nga Beogradi do të niseni deri në Tiranë dhe askush s’do t’ju ndalë”.  Ne po iu themi se nëpër Kosovë veç nëse bëhen miza mund të kalojnë, ndryshe jo. Për rrugë tjera është punë e tyre. Por krejt këto po i mundëson Edi Rama, i cili në fund të fundit vetëm sa po e vazhdon traditën e paraardhësve komunistë të Shqipërisë që bënin” be e rr’fe” në Jugosllavinë. Rama, neve “malokët” shqiptarë të Kosovës, se si na ka bezdi, nuk ia mbushim syrin, përveç ndonjëri aty këtu, prandaj “duhet mbushur” Tiranën e Durrësin me serbë! O tempora! O mores!

Këta dy, Vuçiqi e Rama, po e bëkan mini-shengenin në emër të së ardhmes, duke parë përpara e jo mbrapa! Shih, ti, sa mirë! Ndërsa përditë Serbia po e shpërfaqë haptas se kurdo që i vie rasti do t’i shfarosë shqiptarët si dje edhe sot e nesër, si prej 1877/78 deri më 1999. Ai përditë po thotë se “Kosova është Serbi”, se krimet e gjenocidet kundër shqiptarëve jo veç që duhet të harrohen por edhe që nuk paska pasur kurrë diçka të tillë. Ai po punon e po flet përditë, si dje edhe sot e nesër për një “botë serbe”, njësoj si’ç kanë bërë 150 vitet e fundit! Kryeministri i Shqipërisë, jo vetëm po pajtohet me Vuçiqin për qëllimet e tij pan-ballkanike, pan-sllaviste e neo-jugosllave, por i ekzaltuar po ia mundëson Serbisë dhe po ia lehtëson rrugën drejt këtyre synimeve!

Krejt shtetet e Ballkanit dhe qytetarët e tyre, përveç Kosovës, mund të lëvizin lirshëm kudo në Evropë, por kjo nuk i mjafton Edi Ramës, sepse ai me Vuçiqin e duan lëvizjen e lirë në Ballkan, kjo po u mungon?!

Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc si populli më i diskriminuar në Evropë nuk i bën përshtypje Edi Ramës. Nuk e ka dert pse Serbia në emër “ të të ardhmes pa kufij”, thjesht po bën spastrim etnik kundër tyre.

Natyrisht se nuk ka dhe as nuk do të ketë mini-shengen dhe as formulime tjera të kamufluara derisa Kosova nuk njihet shtet edhe nga Serbia e Bosnjë e Hercegovina dhe të tjerët, ndërsa pastaj edhe më pak do të ketë gjasa e ide për mini-shengena!     

(P.s. Elaborati i Ivo Andriqit për Shqipërinë, 1939, Politika tradicionale e Serbisë është “Ballkani popujve të Ballkanit.”)

Related posts

Unë, censura!

D V

Terrorizmi; Ne shqiptarët nuk kemi gjasë të jemi imunë

D V

Përse Bashës i duhen “letrat dhe vula e partisë”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com