“Mini Shengeni” nga nesër edhe më e fortë, forcohet bashkëpunimi mes Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë

Shkup, 28 korrik – Dy memorandume për mirëkuptim dhe një marrëveshje, e cila në masë të madhe do ta lehtësojë jetën e qytetarëve nga Ballkani Perëndimor dhe biznes bashkësisë, do të nënshkruhen në kuadër të Forumit ekonomik për bashkëpunim rajonal, që nesër dhe pasnesër mbahet në Shkup, e në të cilin marrin pjesë kryeministarat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërsië dhe presidenti i Serbisë, Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq.

 

Siç sqarojnë nga Qeveria, Marrëveshja për bashkëpunim për mbrojtje dhe shpëtim nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor dhe Memorandumi për mirëkuptim për lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave nga Ballkani Perëndimor dalin nga iniciaitiva për bashkëpunim përparimtar ekonomik rajonal mes Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë.

Në atë kuptim, dy dokumentet paraqesin operacionizimin e inciativës për përmirësimin e kushteve lidhur me këmbimin e mallrave dhe shërbimeve, si dhe të inciaticvës për bashkëpunim mes shteteve lidhur me mbrojtjen dhe shëptimin nga katastrofat, shtojnë nga Qeveria.

Memorandumi për mirëkuptim për lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin perëndimor, siç sqarojnë nga Qeveria bazohet në gatishmërinë e udhëheqësive politike të tre shteteve për përforcimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe mirëkuptimin, posaçërisht në sferat e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave, me qëllim të mënjanimit të pengesave në tregtinë e ndërsjellë tejkufitar, kontributit për përparimin e bashkëpnuimit ekonomik dhe rritjen e vëllimit të këmbimit të ndërsjellë tregtar.

Në kuptimin përmbajtësor, Memorandumi përmban dispozita për thjeshtëzimin e formaliteteve lidhur më importin, eksportin dhe lëvizjen-transitin e mallrave, bashkëpunimin e organeve doganore dhe të tjera kompetente, si dhe të dispozitave për sigurinë e ushqimit, çështjeve veterinare dhe fitosanitare dhe lëvizjes së lirë të prodhimeve joushqimore industriale.

Me Marrëveshjen për bashkëpunim për mbrojte dhe shpëtim nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor, palët kontraktuese e rregullojnë kornizën e kushteve për dhënie vullnetare të ndihmës në rast të katastrofave: planifikimin dhe zbatimin e masave për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë nga përmbysjet, tërmeteve, zjarreve, ndotjes së ambientët të jetesës, fatkeqësive të objekteve lundruese, rreziqeve radiologjike, pandemive, si dhe të katastrofave tjera industriale e tjera, raportim të ndërsjellë të kërcënimeve, pasojat nga katastrofat, edukimin dhe stërvitjen e personelit të shërbimeve, njësive për mbrojtjen dhe shptimin e anëtarëve tjerë të ekipeve të shpëtimit, këmbimin e të dhënave shkencore dhe teknologjike dhe dokumenteve tjera relevante për mbrojtje nga katastrofat dhe bashkëpunimi në zhvillimin dhe prodhimin e pajsijes për shpëtim dhe sigurimin e ndihmës.

Marrëveshja po ashtu parashikon edhe obligim për raportimin për kërcënimet, procedurat për kalimin e kufijve, për dhënien e ndihmës, mbrojtjen dhe përkrahjen e punës së ekipeve të shpëtimit dhe ekspertët individuale, mënyrën e kompensimit të dëmeve, mënyrës së sigurimit të kujdesit dhe ndihmës së personave të evakuuar dhe shfrytëzimin e mjeteve për komunikim.

Memorandumi i tretë, siç sqarojnë nga Qeveria, është posaçërisht i rëndësishëm për lëvizjen e tregut të punës në rajon dhe me të, palët e kontraktuara e shprehin vullnetin e tyre që ta lehtësojnë lëvizjen e njerëzve me qëlllim që të sigurojnë qasje më të lehtë dhe më të lirë deri te tregu i punës. Ky Memorandum është në drejtim të konfirmimit të angazhimit për zbatimin e së drejtës së BE-së në sferën e lëvizjes së lirë të punëtorëve dhe përgatitjes së integrimit më të afërt të tregut të vetëm të BE-së.

Kabineti i Zaevit në koordinim me kabinetet e kryeministri Rama dhe presidentit Vuçiq, e në bashkëpunim me odat ekonomike nga rajoni i përfudojnë përgatijet e fundit për forumin ekonomik në Shkup, informojë nga Qeveria.

Më shumë se 300 kompani do të jenë të pranishme, por edhe përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare, ndërsa në ngjarjen do të publikohet edhe emri i ri i iniciativës rajonale, e cila deri tani joformalisht quhej si “shengen i vogël”.

Related posts

Sot dy seanca të Komisioneve parlamentare për çështje evropiane dhe arsim

D V

Shahpaska: Janë vaksinuar rreth 65 për qind e të punësuarve në kopshte

Z H

Maqedoni: Shpenzimet kapitale në gusht janë 39.5 për qind

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com