Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ministrat do të njihen me numrin e lëndëve penale nga sfera e korrupsionit për vitin 2019

Shkup, 14 shtator – Zhurnal.mk – Të dhënat statistikore për lëndë penale nga sfera e korrupsionit për vitin 2019, sot do të shqyrtohen në mbledhje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Informata është me propozim të Ministrisë së Drejtësisë.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Qeveria, me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do ta shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për menaxhim me mbeturinat si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pajisje elektrike dhe elektronike dhe mbeturina nga pajisjet elektrike dhe elektronike.

Në rend dite është edhe Propozim-dekreti për sistemim të mallrave të caktuara në Nomenklaturën e kombinuar në pajtim me rregullativat e Komisionit evropian, propozuar nga Ministria e Financave, si dhe Propozim-dekreti për metodologjinë për përcaktimin e kritereve për sistemim të bllok dotacioneve për arsimin fillor nëpër komuna për vitin 2021.

Postime të ngjashme

Do të zgjerohet hetimi për rastin“Dvojnik” me lëshimin e pasaportave të paligjshme

N E

Taseva për rastin Rashkovski: Përveç hetimit penal nevojitet edhe hetim financiar

N E

Zoran Zaev thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri të votojnë Edi Ramën

N E

Analizë – Covid19 / Masat e reja mund të rëndojnë edhe më shumë ekonominë dhe papunësinë në vend!

R Zh

Hristijan Mickovski: Kemi dështuar të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin

N E

Hoxha: Deri më 15 qershor do të paguhen gjitha subvencionet për bujqit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...