Ministrat e BDI-së mungojnë në seancën e Qeverisë, një ditë pasi Arjanit Hoxha u tha se mund të “fluturojnë”

Shkup, 13 tetor – Qeveria ka mbajtur sot seancën e rregullt, mirëpo aty kanë munguar ministrat e BDI-së. Mungesa e tyre bie në sy sepse ndodh një ditë pasi sekretari i përgjithshëm i Levizjes Besa, ministri Arianit Hoxha, u çoi “selam” se pa votat e deputetëve të tyre, BDI mund të “fluturojë” nga Qeveria.

Hoxha nga Çairi i është përgjigjur zv/kryeministrit Artan Grubi i cili ditë më parë ironizoi me kreun e Besës Bilall Kasami duke thënë se në “skenën politike ka lloj-lloj komandatësh” por në fakt ata nuk janë, komandant është vetëm Ali Ahmeti.

”Ne vërtetë s’jemi komandanta, por me votën e Bilallit, Fadilit, Kastriotit dhe Bastrisë ti Artan fluturon nga qeveria”, ka deklaruar Hoxha.

Related posts

Filipçe: Mbërritën 110.612 vaksina të kompanisë “Fajzer”

D V

Besimi-Pavllova: Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm me BEI

N E

Në Tabanocë për hyrje në shtet pritet rreth gjysmë ore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More