Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar

Ministrat e Shëndetësisë të BE-së nuk u pajtuan për qasje të përbashkët ndaj vaksinës Astra Zeneka

Skup, 8 prill – Zhurnal – Ministrat e Shëndetësisë së vendeve të Bashkimit evropian (BE) në mbledhjen që përfundoi mbrëmë vonë nuk u dakorduan për një udhëyim të përbashkët për përdorimin e vaksinës Astra Yeneka kundër Kovid-19, ërkundër thirrjeve për koordinim të vendeve anëtare në luftën për menjanimin e mosbesimit publik ndaj kësaj vaksine.

Ministrat në fjalë mbajtën mbrëmë një takim të jashtëzakkonshëm virtual, menjëherë pasi Agjencia Evropiane për Barna (EMA) Мi ndryshoi udhëzimet e saja për Astra Zeneka, pasi zbuloi lidhje të mundshme të saj me trombozë të gjakut, ndonëse tha se përfitimet nga vaksina janë më të mëdha nga rriziqet.

Mediat në Britani të Madhe shkruajnë se para takimit, Portugalia që kryeson me Këshillin e BE-së dërgoi një letër në të cilën u bërri thirrje ministrave të gjejnë gjuhë të përbaskët lidhur me përdorimin e vaksinës.

Përkundër thirrje, nuk u arrit një qëndrim i përbashkët me çka vendet anëtare të BE-së kanë mbajtur rekomandimet e ndryshme për vaksinën Astra Zeneka.

“Presim që të dhënat e EMA-s të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në planet kombëtare të vaksinimit, por edhe në besimin e qytetarëve tanë për vaksinat Kovid-19″, thuhej në letrën e Portugalisë dërguar ministrave, në të cilën sqaron se harmonizimi dotë ndalë përhapjen e dezinformatave.

Eurokomesarja për Shëndetësi, Stella Kirikidis, të takimin virtual të mbajtur kërkoi një qasje të koordinuar evropiane, I cili nok do të shkaktojë huti te njerëzit, dhe që nuk do të shkaktoj mosbesim ndaj vaksinave.

Kujtojmë se vendet e Be-së rekomanduan kufij të ndryshëm për moshën e të vaksinuarve me Astra Zeneka ndonëse EMA nuk rekomandoi një gjë të tillë, në mungësë të të dhënave të cilat do të arsyeton një veprim të tillë.

Gjërmania me Astra Zeneka vaksinon personat të moshës mbi 60 vjeçare, Franca dhe Belgjika mbi moshën 55 vjeçe, Finlanda mbi 65 vjeç etj.

Postime të ngjashme

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

Sllavjanka Petrovska: Apeloj te të gjithë qytetarët ta mbështesin procesin e vaksinimit

N E

Hoxha: Opozita nuk ka të drejtë të akuzon funksionarët, përderisa nuk jep llogari për (keq)menaxhimin e institucionit të Kulturës

R Zh

Analizë / RMV-të renditet i 30 në Evropë për nga numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur me 120 vdekje në 100 mijë banorë

R Zh

Nga nesër do të vaksionohen deputetët në sallën Boris Trajkovski

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...