Agjencia Zhurnal.mk

Ministri Ademi nga debati në Shkup: Mendimi i çdo qytetari është i rëndësishëm

Shkup, 21 qershor, zhurnal.mk – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot në Shkup ka vazhduar debatin publik në lidhje me draft-Ligjin e arsimit fillor dhe draft-Ligjin e mësimdhënësve dhe punëtorëve profesional në shkollat fillore dhe të mesme.

Ademi para të pranishmëve, punonjësve të arsimit në qytetin e Shkupit, ka shpalosur në tërësi përmbajtjen e draft-Ligjit të arsimit fillor dhe draft-Ligjit mësimdhënësve dhe punëtorëve profesional në shkollat fillore dhe të mesme.

Ai gjithashtu ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e tij për të pranuar çdo sugjerim dhe vërejtje konstriktëve me qëllim për të arritur atë që është më e mira për një arsim më cilësor në vend.
Ministri Arbër Ademi në fund vlerësoi se vetëm me vullnet pozitiv mund të bëjmë më të mirën për gjeneratat e reja, për ardhmërinë e vendit tonë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...