Ministri Aliu: 10 pacientë u operuan pa nevojë ose u referuan për operacion

nga D. V.

Shkup, 14 nëntor – Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali tha se nga 19 ankesa që kishte për ndërhyrjet kardiologjike dhe kardiokirurgjikale, Komisioni ka konstatuar se në 10 prej tyre pacientët janë operuar pa nevojë ose janë referuar për operim edhe pse nuk kishte indikacione të mjaftueshme.

“Detyra e Komisionit ishte të analizojë të dhënat e pacientëve që janë dërguar ose janë operuar për sëmundje koronare dhe vaskulare periferike, në të gjitha institucionet shtetërore dhe private në vendin tonë. Komisionit i janë dorëzuar gjithsej 25 raste, nga të cilat u konstatua se gjashtë nga ato raste duhet t’i përcjellin Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, pasi Komisioni nuk ka kompetencë për to. Janë analizuar 19 raste, dhe nga ato 19 raste, 10 prej tyre Komisioni ka konstatuar se operacionet janë kryer p a nevojë ose pacientët që janë referuar për operacion pa indikacione të mjaftueshme”, tha Azir Aliu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More