Agjencia Zhurnal.mk

Ministri Arbër Ademi priti në takim përfaqësuesen e re të UNICEF-it

od 6 do 12 noemvri 2019

Shkup, 21 tetor, zhurnal.mk – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot ka pritur në takim përfaqësuesen e re të UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zonjën Patricia Di Xhovani.

Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm lidhur me sigurimin e arsimit cilësor për çdo fëmijë, mbështetja e analizës gjithëpërfshirëse e sistemit të vlerësimit dhe evaluimit në arsimin e vendit si dhe partneriteti në përpilimin e Ligjit të ri për arsimin fillor dhe Ligjit për mësimdhënës dhe bashkëpuntorë profesional në shkollat fillore dhe të mesme ishin tema të diskutimit mes ministrit Ademi dhe përfaqësueses së UNICEF-it.

Ministri Arbër Ademi dhe Di Xhovani u dakorduan lidhur me thellimin e bashkëpunimit për në të ardhmen për interesin më të mirë të fëmijëve në vend.

XH.I

Lajmet e fundit