Shkup, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka realizuar takim pune me Shefin e Delegacionit të BE-së në Shkup, ambasadorin Dejvid Gir ku është biseduar për zbatimin e reformave ekonomike në drejtim të procesit të integrimit evropian.
Z. Bekteshi ka theksuar se “Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është me interes kombëtar për vendin dhe Ministria e Ekonomisë si një nga institucionet kryesore në zbatimin e reformave ekonomike do të vazhdojë të punojë intensivisht në zbatimin e agjendës evropiane”.
“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është me interes kombëtar për vendin dhe Ministria e Ekonomisë si një nga institucionet kryesore në zbatimin e reformave ekonomike do të vazhdojë të punojë intensivisht në zbatimin e agjendës evropiane.
Sot realizova takim pune me Shefin e Delegacionit të BE-së në Shkup, ambasadorin Dejvid Gir ku biseduam për zbatimin e reformave ekonomike në vendin tonë në drejtim të procesit të integrimit evropian.
Vazhdojmë me bashkëpunim të përforcuar në mënyrë që të përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve.”, ka shkruar Bekteshi