Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ministri Bekteshi promovon turizmin malorë në Malin Sharr

Zhurnal Ads

Tetovë, 20 shtator – Këtë të dielë Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi e kishte ditë pune, por për dallim nga ditët tjera me kostum në kabinet, kësaj radhe me veshje sportive dhe në ambient të hapur morri rrugën e bjeshkëve të Sharrit për të kontribuar edhe personalisht në promovimin e turizmit malorë, i cili viteve të fundit po merr hov të madh në vendin tonë.

Aktiviteti i organizuar nga Klubi Malorë “Peaktrip” nga Tetova i përkrahur nga Ministria e Ekonomisë kishte për qëllim promovimin e bukurive natyrore të Malit Sharr si dhe stimulimin dhe përkrahjen e sportit të bjeshkatarisë, rrespektivisht promovimit të turizmit malorë.

Shtegu i cili u përshkua sot filloi prej fshatit Sellcë deri në majën Guri i Kuq ose siç njihet ndryshe maja e Flamurit.

Në këtë ecje rekreative morrën pjesë rreth 100 pjesëmarrës adhurues të natyrës dhe bjeshkatarisë. Me prezencën e tij në këtë aktivitet Ministri Bekteshi dëshmoi angazhimin e tij dhe të Ministrisë së Ekonomisë në zhvillimin e turizmit malor dhe zhvillimit rural, si dhe ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen dhe kultivimin e natyrës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zaev – Shajder: Ekzistojnë mundësi për zgjidhje dalëse pas bllokimit nga Bullgaria

T E

DOSSIER: E pathëna e masakrave bullgare ndaj shqiptarëve në Shkup: vetëm për qeleshen e bardhë!

R ZH

Ziadin Sela: Shqiptarë kudo që ndodheni paqshim vit të mbarë e mos u ktheftë ky që po e lëmë pas

R ZH

Pendarovski: Prodhimet mjeksore duhet të jenë në dispozicion për të gjithë

E.E.

Hiqet lënda e historisë në arsimin fillor, përgjigjet ministrja Carovska

E.E.

Rama: Pas Kosovës, energjetikisht lidhemi edhe me Maqedoninë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...