Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ministri Besimi realizoi takim me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski

Shkup, 14 tetor – Zhurnal.mk – Ministri i financave, Fatmir Besimi realizoi takim zyrtar me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski. Në takimi u diskutuan të gjitha sfidat me të cilat përballemi në planin ekonomik në kushtet e pandemisë globale.

– Realizimi i projekteve të infrastrukturës, si dhe zbatimi i vazhdueshëm i masave të marra për të mbështetur rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, janë thelbësore në kushtet kur përballemi me krizën më të madhe ekonomike të shkaktuar ndonjëherë, nga koronavirusi, tha ministri.

Ai theksoi se duhet të ketë përparësi për projektet që janë thelbësore për zhvillimin e vendit dhe ministritë që janë zbatuese të projekteve kapitale të planifikojnë zbatimin në baza tremujore në vend të nivelit vjetor si më parë, që është pjesë e strategjisë së planifikimit të buxhetit afatmesëm.

Në takim, Besimi gjithashtu informoi presidentin Pendarovski për rebalancin e buxhetit dhe pakon e katërt të masave antikrizë për të mbështetur sektorin privat dhe qytetarët, si pjesë e politikave të ndërmarra nga qeveria për t’u përballur me krizën shëndetësore dhe ekonomike.

Postime të ngjashme

Zendeli: Problemi qëndron te BDI-ja e jo te shumica qeveritare

Z H

Lençe Ristovska e kënaqur me 12 vitet burg për Mijallkovin

D J

Filipçe: Kriza me Kovid-19 e tregoi rëndësinë e terapisë inovative për pacientët me sëmundje të rralla

D J

“Eko Guerilla” në letrën drejtuar kryeministrit kërkon përgjigje në lidhje me dëmet e ujit të pijshëm për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve

D J

Shilegov: Kemi rezultate dukshëm më të mira me cilësinë e ajrit

D J

Carovska: Punojmë në zgjodhje të re ligjore për konfirmim më bashkëkohor të materialeve në arsim

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...