Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ministri britanik: Vaksina e AstraZeneca e lufton versionin afrikano-jugor të Covid

Ministri i Vaksinave Nadhim Zahawi është shprehur i bindur se vaksina e prodhuar nga AstraZeneca mund të parandalojë formën serioze të sëmundjes të shkaktuar nga varianti afrikano-jugor i koronavirusit. Komentet e tij vijnë pasi një studim i vogël sugjeroi se vaksina ishte më pak efektive ndaj këtij varianti.

Zahawi tha se kishte folur me zëvendës kreun mjekësor të Anglisë Jonathan Van Tam këtë mëngjes në lidhje me studimin pasi ai këmbënguli se vaksina “mbron nga sëmundjet e rënda”.

Ai shtoi se duke u bazuar në testet klinike të bëra nga vetë AstraZeneca, është i bindur se vaksina mund të përballet në mënyrë efektive me format serioze të sëmundjes dhe shtrimin në spital.”

Një studim i bërë në shkallë të ulët, me vetëm 2,026 persona në Afrikën e Jugut zbuloi se vaksina e prodhuar nga Oxford / AstraZeneca ka ‘efikasitet të kufizuar’ në mbrojtjen nga sëmundja e lehtë dhe e moderuar e shkaktuar nga lloji mutant, që është gjendur në 11 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk kanë udhëtuar kohët e fundit nga jashtë vendit

Megjithatë, asnjë nga personat e përfshirë në studim nuk ndërroi jetë si pasojë e virusit gjatë studimit nga Universiteti i Afrikës së Jugut i Witwatersrand dhe Universiteti i Oksfordit, i cili nuk është botuar ende por është parë nga Financial Times.

Postime të ngjashme

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

Turqi: Zjarri përfshin termocentralin

D V

OBSH bën thirrje për shtyrjen e aplikimit të dozave përforcuese, për të përshpejtuar vaksinimin në vendet më të varfra

D V

Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në shtator

D V

Franca premton 100 milionë euro për Libanin në konferencën ndërkombëtare të ndihmës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...