Agjencia Zhurnal.mk

Ministri Çulev fillon fshesën në MPB, do emërojë kryeshefa në Shkup, Veles, Manastir, Ohër…

Shkup, 5 janar – Ministri i brendshëm i Qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, Naqe Çulev ka të drejtë të ndërrojë 15 kryeshefa policie, të njësiteve dhe në sektorë të tjerë.

Sipas paralajmërimeve, ministri emëruar nga VMRO-DPMNE në Qeverinë teknike pritet që këtyre ditëve të publikojë emrat e kryeshefave të rinj të sektorëve të punëve të brendshme në Shkup, Veles, Manastir, Strumicë, Shtip dhe Ohër.

Ai pritet të emërojë kryeshefa edhe në kontrollin e brendshëm, njësitë speciale, si dhe njësitin “Tigra”.

Sipas Marrëveshjes së Përzhinës, kryeshefat e deritanishëm do të ushtrojnë detyrën e zv/kryeshefave, ndërsa të gjitha vendimet do të jenë me nënshkrime të përbashkëta.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...