Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Ministri Çulev për vizitë në vendkalimin kufitar Bogorodicë

Shkup, 22 maj, zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev sot ishte për vizitë pune në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” ku u takua me udhëheqësin dhe i vizitoi nëpunësit policorë të cilët periudhën e fundit, siç shënoi në profilin e tij në Facebook, pa u lodhur dhe me përkushtim kanë punuar që transporti me kamionë të mos ndërpritet, të mos mbyllen marketet dhe qytetarët t’i kenë të gjitha produktet e nevojshme për funksionim normal të jetës.

“Me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe të gjithë vendkalimeve tjera policia e uniformuar e ka dhënë kontributin e vet që pandemia të mos ketë ndikim ndaj jetës reale”, thotë ministri Pulev.

Ai i falënderoi për angazhimin dhe përkushtimin për të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por edhe të shoferëve profesionistë për angazhimin e jashtëzakonshëm në tejkalimin e kësaj situate.

“Pandemia nga koronavirusi dukshëm e ka ndryshuar vijimin sipas të cilit ka funksionuar shoqëria dhe jetët tona. I ka mbyllur kufijtë dhe e kufizoi lëvizjen tonë. Por, një segment nga jeta njerëzore nuk guxuam ta lejojmë që të qëndrojë dhe të kemi sukses në të. Kjo ishte sfidë reale për të gjithë. Ekonomia dhe transporti vazhduan të funksionojë pa lëshime më serioze dhe më të mëdha”, shënoi ministri Çulev në Facebook.

❗ Пандемијата од Корона вирусот значително го смени текот по кој функционираше општеството и нашите животи. Ги затвори…

Posted by Наќе Чулев on Friday, May 22, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...