Agjencia Zhurnal.mk

Ministri Çulev: Tetë sektorë për punë të brendshme do t’i nënshtrohen ndryshimeve

Shkup, 8 janar – Tetë sektorë për punë të brendshme do t’i nënshtrohen ndryshimeve, tha në intervistë për servisin publik kombëtar RTVM, ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev.

Ndryshimet, siç tha ai, veçmë janë diferencuar me kryeministrin teknik Oliver Spasovski, dhe pret gjatë ditës së sotme të kaloj sistematizimi i ri i Qeverisë.

“Unë kam të drejtë në vetëm 15 ndryshime. Ato 15 vende që do t’i nënshtrohen ndryshimeve janë tetë sektorët për punë të brendshme – Shkup, Kumanovë, Veles, Tetovë, Manastir, Shtip, Ohër dhe Strumicë, Sektori i punëve të brendshme në Prilep, ndërsa duke e marrë parasysh madhësinë dhe numrin e popullatës, është Sektori për ballafaqim me krim të organizuar dhe krim serioz, Njësia për polici intervente, Sektori për operacione speciale policore, Njësia për detyra speciale, Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale dhe Sektori për informatikë dhe telekomunikacione. Në konsultime me një pjesë të kolegëve nga MPB-ja, janë selektuar persona të cilët kanë përvojë të gjatë në këtë problematikë, janë profesionalë dhe njerëz me nder dhe integritet. T’ju them se për emrat në mënyrë shtesë do t’ju informoj, pasi ende bëhen konsultime dhe kontrolle shtesë”, tha Çulev.

Ai theksoi se të gjitha hetimet e pambaruara që qëllimisht janë ndaluar, do të procedohen deri te organet kompetente që të veprohet.

Çulev i inkurajoi qytetarët që kanë informacione për krime t’i paraqesin në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Të gjitha hetimet e pambaruara dhe ato hetime që qëllimisht për arsye politike po mbahen lirë, gjatë periudhës së ardhshme, deri tek institucionet do të procedohen dhe do ta shfrytëzoj këtë mundësi që t’i inkurajoj të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion për ndonjë krim që t’i denoncojnë në MPB, dhe ata në mënyrë profesionale do të procedohen te organet gjyqësore”, tha Çulev.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...