Agjencia Zhurnal.mk

Ministri dhe ish-ministri i Shëndetësisë përplasen për udhëzimin që unifikon çmimet e barnave

Përplasje e ashpër ka ndodhur në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini mes ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj dhe ish-ministrit Uran Ismaili.

Ish-ministri Ismaili thotë se Zemaj duke anuluar ligjin që unifikon çmimet e barnave po bën veprim kriminal dhe duke iu nënshtruar presionit të bizneseve.

“Kushdo që në formë të vetëdijshme kthen një ambiente kriminal paraqet rrezik për gjithë ne. Nëse është ndarë një buxhet. Nëse me atë buxhet ne blejmë 10 barna e do kishim të mundur 15 apo 20 barna ne do të kishim shëruar më shumë pacientë. Në këtë rast hajnia është e dyfishtë pasi po vidhen paratë publike dhe pacientëve po u mohon shërimin. Pra këtu mundësia e krimit është e dyfishtë”, thotë Ismaili, përcjell Telegrafi.

https://www.facebook.com/watch/?v=912070659291410

Ai thotë se me apo pa vetëdije Zemaj apo çdo zyrtarë publik mund të bëhet partner i krimit.

Ministri Zemaj është përgjigjur në një lidhje telefonike në studio.

Ai ka thënë se duhet të bëhet një analizë e saktë para se të bëhet ligji që rregullon çmimet e barnave.

“Urani ndoshta e sheh nga një perspektive tjetër. Unë i kam ftuar të gjithë akterët që kanë qenë në proces. Ata kanë mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit por në procedurë nuk janë pajtuar, prandaj kam ftuar sekretarin ta anulojë udhëzimin”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka thënë se merr përgjegjësi nëse dikush dëshmon se ka lidhje me ndonjë farmacistë.

Ministri thotë se udhëzimi ka defekte juridike që duhet të rregullohen.

Zemaj thotë se nuk i nënshtrohet asnjë presioni të bizneseve.

“U nënshtrohem vetëm urdhrave të Qeverisë”, tha Zemaj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...