Ministri Durmishi në Prishtinë takoi dhe ministren Rizvanolli

nga Xh M

Prishtinë, 25 korrik – Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të rrisin bashkëpunimin ekonomik. Gjatë vizitës në Kosovë, me ministren e Ekonomisë së Republikës së Kosovës znj. Artane Rizvanolli, shkëmbyem mendimet dhe përvojat tona për çështje të rëndësishme që lidhen me thellimin e bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve si dhe për projektet e ardhshme të lidhjes rajonale.

Theksova se Ministria e Ekonomisë dhe Punës, me marrjen përsipër të kompetencave të reja, ndër të tjera, do të përqendrohet posaçërisht edhe në lidhjen dhe mbështetjen më të madhe rajonale për biznesin vendor për të rritur konkurencën.

Jam i interesuar që të rrisim bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në çdo fushë. Vizioni dhe strategjia që kemi para nesh si Qeveri parashikon bashkëpunim më të ngushtë rajonal dhe vetëm përmes mbështetjes së ndërsjellë, mbi të gjitha në fushën e projekteve rajonale, jam i bindur se përfitimet do të jenë të dyanshme dhe progresi do të jetë i dukshëm për të dy vendet.
Besoj se konkurrenca rajonale do të forconte rezistencën e rajonit, do të sillte prosperitet për qytetarët, do të krijonte treg më të fortë pune, do të sillte rritje dhe një të ardhme të ndritur për ekonomitë dhe në të njëjtën kohë do t’i përgatiste ato për hyrje në tregun e madh të Bashkimit Evropian.

Bashkërisht me ministren Rizvanolli u dakorduam për disa iniciativa për lidhjen rajonale dhe ekziston vetëdije tek të dy qeveritë për përfitimet që i sjellin integrimet rajonale. Është e nevojshme të punohet në mënyrë aktive në të dyja palët për të zbatuar iniciativat dhe marrëveshjet për zbatimin e integrimeve rajonale.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1077745600455478&set=pcb.1077745683788803

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More