Agjencia Zhurnal.mk

Ministri Fazliu në Bruksel në konferencën me temë: ‘Paratë e BE dhe vlera e tyre në përmirësimin e sundimit të ligjit në nivel lokal

Bruksel, 19 qershor – Një delegacion i kryetarëve të 11 komunave të udhëhequra nga ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu dhe kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov sot në Bruksel morën pjesë në seancën plenare të ‘Ditës së zgjerimit’ të Bashkimit Evropian.

Në temë “Paratë e Bashkimit Evropian dhe vlera e tyre në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin socio-ekonomik në nivel lokal”, diskutuan anëtarët e Komitetit të rajoneve të BE-së nga Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Në fillim të takimit Komisionari për zgjerim, Johanes Han në mesazhin e incizuar, si dhe Presidenti i Komitetit të Rajoneve të BE-së, Karl Lambert dhe drejtoresha e  Drejtorisë për fqinjësi dhe zgjerim, Genoveva Kalavera theksuan se politika e zgjerimit është me interes gjeo-strategjik për Bashkimin Evropian dhe patjetër duhet të vazhdohet përgjatë kësaj rruge.

Këshilli i ministrave në tërësi pranoi rekomandimet e Komisionit Evropian, Maqedonia e Veriut  e ka realizuar agjendën e reformës së saj ambicioze, veçanërisht zgjidhjen e kontestit dramatik me  Greqinë dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria realizuan reforma dhe presim që rekomandimi për negociata në vjeshtë, gjatë kryesimit finlandeze, të bëhet efektiv.

Ministri i  vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu, pati takime të ndara me anëtarët e Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian, në të cilat u shkëmbyen përvojat dhe praktikat e mira në fushën e politikës rajonale dhe bashkëpunimit territorial. Drejtori i Komitetit të Rajoneve të BE-së për në shtator paralajmëroi vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut dhe një takim të veçantë me Ministrin e vetëqeverisjes lokale.

Si anëtar i delegacionit nga Maqedonia e Veriut, kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov, njëherit edhe si kryetar i rrjetit rajonal të autoriteteve lokale dhe rajonale, NALAS të Ballkanit Perëndimor, prezantoi raportin e fundit mbi progresin në fushën e pushtetit lokal nga vendet e rajonit. Shilegov tha se në raport është konstatuar përparim në decentralizimin politik dhe administrativ , po jo në decentralizimin fiskal që kufizon pushtetet lokale në rajon për zbatimin e politikave inovative, si ç‘është  koncepti i qyteteve të mençur. Autoritetet lokale në rajon, tha Shilegov, i shqetësojnë edhe procedurat për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet para-aderuese të BE-së, të cilat, siç është theksuar në raport, janë bërë më komplekse dhe mund të jenë pengesë për përfshirjen e autoriteteve lokale në instrumentin IPA të Bashkimit Evropian .

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...