Agjencia Zhurnal.mk

Ministri Fazliu së bashku me 11 kryetarë komunash për vizitë pune në Bruksel

Bruksel, 17 qershor – Zhurnal.mk – Ministri i vetqeverisjes Suhejl Fazliu, së bashku me kryetarët e 11 komunave dhe kryetarin e BNJVL-së, më 18 dhe 19 qershor në Bruksel do të marin pjesë në takimin e 16-të të Komitetit të Përbashkët Konsultativ të Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të Rajoneve (KoR) të Bashkimit Evropian si dhe në seancën plenare të “Ditës së zgjerimit”, të organizuar nga Komisioni Evropian, përcjellë Zhurnal.

Komiteti i përbashkët konsultativ është organ i themeluar në kuadër të Komisionit Evropian, ku anëtarë janë përfaqësues nga pushteti lokal i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa roli i tij është të mbështesë autoritetet lokale në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Takimi i mëparshëm i Komitetit të Përbashkët Konsultativ u mbajt më 11 shtator të vitit të kaluar në Shkup./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...